Vjehërr e re ju mahnitin me vallëzim në dasmën e Labit

E publikuar: 17/10/2017 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por, si dasma e vitit do të përmendet ajo e moderatorit të njohur Labinot Gashi, transmeton Gazeta Express.

Labi dhe e fejuara e tij Qendresa kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë. Rreth 700 të ftuar ishin pjesëmarrës në këtë ditë të rëndësishme për çiftin më të ri të estradës.

Përveç familjarëve e miqve, të ftuar ishin edhe shumë yje të njohura të estradës.

Një nga ta ishte edhe këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu i cili për dëshirën e Labit që në fillim të dasmës ka kënduar këngën “Kur pranvera ishte në Prishtinë”. 

Sabriu ishte i ftuar në dasmë së bashku me djalin e tij këngëtarin Ermal Fejzullahu dhe renë Arianën.

E për ti shtuar edhe më shumë hijeshinë kësaj dasme më poshtë mund ta shikoni se si vallëzojnë Sabriu me renë e tij Arianën. 

Shumë fansave iu intereson se pse nuk ishte edhe Nera me ta. Mirëpo ajo si duket nuk është në Kosovë dhe momenti kur ka parë bashkëshortin e renë duke vallëzuar ajo është emocionuar shumë duke thënë se i do shumë./Gazeta Express/