Vjedhje të votave në Fushë Kosovë? (Foto)

E publikuar: 11/06/2017 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas një fotografie që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, shihet një kuti me fletëvotime duke u futur në një furgon.

Në raportimet e mediave del se kjo foto është bërë në Fushë Kosovë.

Por, se a është vjedhje votash apo jo, mbetet të shihet.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka.

“Është çështje e prokurorisë, ne nuk mund të flasim për çështje të paverifikuara. Ne nuk mundemi me verifiku, këtë mund ta bëjë prokuroria”, ka qenë përgjigja e Dakës.