Vjedhje e rëndë në Ferizaj, Policia arreston të dyshuarin

E publikuar: 31/01/2018 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj.
Në njoftimin e PK-së, thuhet se i dyshuar ka hapur me forcë një veturë dhe ka marr 8 mijë e 700 funte.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit e SP në Ferizaj, brenda një kohe shumë të shkurtë, kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.
Rasti ka ndodhur me 30.1.2018 rreth orës 21;00 në Ferizaj,në parkingun e një marketi në rrugën,,Rexhep Bislimi” , ku i dyshuari, Q.M. (m/ sh/k 37 vjeç) ka hapur me forcë një veture private dhe nga aty ka marrë një sasi parash ( 8.700 funta ) dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
I dyshuari është arrestuar pas një ore dhe tek i njëjti janë gjetur edhe paratë e vjedhura.
I dyshuari në prezencë të avokatit ka pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë./GazetaExpress/