Vjedhje dhe të shtëna me armë zjarri në drejtim të stafit të Mercedesit, Lewis Hamilton: Kjo ndodh çdo vit në Brazil!

E publikuar: 11/11/2017 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gara e radhës e ngasësve të Formula 1 do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në Brazil, ku ndodhi një incident i paprecedent në garat e këtij sporti. 

Ekipi i bolidit të Mercedeiit ishte jashtë pistës “Interlagos” kur u shtënë me armë në drejtim të tyre.

Kështu së paku ka pohuar sot Lewis Hamilton duke thënë se të shtënat erdhën gjatë grabitjes së minibusit që po barte stafin teknik të skuderisë së ekipit gjerman gjatë natës së premte.

“Disa pjesëtar të stafit tim hasën në të shtëna armësh në shtegun e pistës së Brazilit. U gjuajt me armë në drejtim të tyre dhe njërit prej tyre iu vendos arma në kokë. Kjo është shqetësuese për ta dëgjuar”, ka shkruar ndër të tjerash Hamilton në llogarinë personale të Twitterit.

Ai më vonë shtoi se e njëjta gjë ndodh pothuajse çdo vit në shtetin brazilian dhe se duhet të ndërmerret në lidhje me këto gjëra të tmerrshme.

“Kjo ndodh çdo vit këtu. F1 dhe ekipet duhet të bëjnë më shumë, nuk ka asnjë justifikim!”, shkroi britaniku.

Formula 1 është në Brazil për garën e parafundit të sezonit 2017, ku Hamilton tashmë është kurorëzuar me titullin e kampionit të botës.

Theksojmë se Mercedes ka konfirmuar se disa gjëra të vlefshme janë vjedhur në këtë incident, por fatmirësisht i gjithë personeli kanë shpëtuar pa ndonjë dëmtim.

Kujtojmë se një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe vitin e kaluar që përfshinte personelin e Mercedesit, kur një anëtar i ekipit ishte grabitur me armë nga dy burra para garës në Mexico City. /Telegrafi/