Vizitorja donte ta ushqente, mjellma i kundërvihej duke e ndjekur ta kafshonte (Video)

E publikuar: 09/02/2019 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Taylor Blake ka qenë në një fermë në Floridë të Shteteve të Bashkuara,  ku është takuar me një mjellmë aspak miqësore.

Derisa vizitorja 26-vjeçare donte ta ushqente, shpeza i kundërvihej duke e ndjekur në përpjekje që ta kafshonte, transmeton Telegrafi.

“Jam mësuar që kur të hyjë në fermë, të më duan të gjitha kafshët, njëjtë sikur i dua edhe unë. Pse po më urren kështu kjo mjellmë” ka thënë mes tjerash Blake.

Megjithëse hyri sërish në fermë, në përpjekje që të miqësohej me mjellmën, i ndodhi njëjtë dhe u detyrua të ikë përjashta e të mbyllë derën. /Telegrafi/