Vizitori i ekspozitës habitet me instalimin artistik që ngjanë si dyert me xhama (Video)

E publikuar: 06/11/2018 21:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa ndodhej në një ekspozitë diku në Kinë, vizitori i paemëruar mbeti i habitur nëse ndodhej apo jo para dyerve me xhama.

Madje, ai edhe e provoi ha hapte atë që dukej si derë në mes të korridorit, bashkë me shenjën ‘shtyje’ atë dorezës, transmeton Telegrafi.

E tëra ishte një instalim artistik i realizuar mirë, me të gjitha pjesët e derës, që ishin lëshuar me penj të tejdukshëm prej tavanit.

“I dua lojërat që nuk e abuzojnë apo ofendojnë dikë”, është përshkrimi i videos, që po bën xhiro në rrjetet sociale.

Njëjtë duket se mendon edhe vizitori që ra pre e kësaj mahie, pasi qeshte me situatën në të cilën u ndodh papritmas. /Telegrafi/