Vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri – Nga iniciativa për të ndihmuar vendin amtar, dëshira për ta vizituar Kosovën e deri te krenaria e një ylli botëror me origjinën e saj

03.12.2019 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vizita e Bebe Rexhës në Shqipëri – Nga iniciativa për të ndihmuar vendin amtar, dëshira për ta vizituar Kosovën e deri te krenaria e një ylli botëror me origjinën e saj

Mëngjesi i 26 nëntorit do të ishte katastrofal për Shqipërinë, e cila në këtë ditë të kobshme u godit nga dy tërmete të fuqishme.

Teksa mbi 50 do të ishte numri i të vdekurve, qindra të tjerë mbetën të lënduar dhe dëmet materiale ishin të shumta.

Gjatë këtyre ditëve tragjedie, përkundër vështirësive dhe gjendjes së rënduar – shqiptarët kanë pasur rastin që të shohin se sa e fortë është lidhja tyre në momente të tilla.

Bleta “Bebe” Rexha, artistja me famë botërore e cila ka krenuar shqiptarët anë e mbanë globit me sukseset e saj, erdhi enkas nga Amerika vetëm për të vizituar shqiptarët për këtë rast.

Ajo ateroi në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas pasditen e së hënës, shoqëruar nga babai i saj, Flamur Rexha.

Me vete kishte marrë edhe një valixhe plot me ëmbëlsira, të cilat me gjithë dashuri ua dhuroi fëmijëve të vegjël, të cilët u mrekulluan teksa panë para vetes një artiste të madhe.

E buzëqeshur dhe me plot sharmë, Bebe Rexha në momentin e aterimit nuk hezitoi të thotë disa fjalë për rikthimin e saj në shtetin amë.

Telegrafi është gjendur pranë artistes në momentin e zbarkimit, e cila në një prononcim të shkurtër nuk ka hezituar të tregojë emocionet e saj për këtë vizitë – madje nuk i ka kursyer edhe fjalët në gjuhën shqipe.

Në kërkesën që të thotë diçka në shqip, Bebe është shprehur: “Ju dua Shqipëri… Jam krenare se jam shqiptare”.

Duke qenë kaq pranë Kosovës – shtet ky në të cilin ajo numëron me mijëra fansa, 30-vjeçarja nuk i shpëtoi pyetjes nëse ka ndër mend që ta vizitojë ndonjëherë këtë vend.

“Shpresoj, do të doja shumë. Sapo të kem kohë, kur të përfundoj turneu im, do të kthehem prapë, të sigurohem që shtëpitë janë ndërtuar dhe në fakt jam shumë krenare dhe falënderuese që Kosova na ka dalë në ndihmë shumë. Kjo është diçka shumë e bukur, që i kanë hapur krahët për njerëzit dhe vendin tonë”, ka thënë Bebe Rexha për Telegrafin.

Tutje, shqiptarja me famë botërore tha se ndjehet keq që u desh të vijë për këtë arsye këtu, duke shpresuar që e ardhmja do ta sjellë për një koncert në koncert në vendin e saj.

“Është me të vërtet e dhimbshme që duhet të vija për këtë arsye por unë gjithmonë e them, unë kam lindur në New York, por zemra ime pompon gjak shqiptari. Kështu që nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, unë gjithmonë do të vijë të mbështes vendin”, u shpreh artistja botërore me origjinë shqiptare.

Kështu, ajo mori rrugën drejt disa fshatrave të Shqipërisë, ku pasojat nga tërmetet ishin të shumta.

“Ashtu siç e thash, jam shumë krenare që jam shqiptare dhe jam shumë e lumtur që mund të ndihmoj një familje tjetër dhe kjo është shtëpia e dytë që do ta rindërtojmë dhe siç e thashë është fatkeqësi ajo se çfarë ndodhi në Shqipëri. Ne jemi shumë të fortë dhe jam krenare që po mundem të ndihmoj njerëzit e Shqipërisë, dhe dua të them vetëm edhe diçka: Për të gjithë shqiptarët kudo në botë, kjo është një shans për të ndihmuar popullin tuaj, të dhuroni, të ndihmoni njerëzit tanë, që të rindërtojnë jetën e tyre, t’ju bëjmë një jetë më të mirë dhe se çdo gjë sado e vogël ndihmon kështu që faleminderit shumë dhe Zoti i bekoftë shqiptarët”, përfundoi artistja shqiptare me nam ndërkombëtar.

Duke bashkëndier dhimbjen me popullin e saj, që po kalon momente të vështira pas kësaj katastrofe natyrore, Bebe Rexha premtoi se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar bashkëkombësit e saj.

Teksa vizitoi më të vegjlit, shkëlqimi i të cilëve vërehej në sy kur para kishin një artiste ndërkombëtare – kjo e fundit u kujdes që ëmbëlsirat e marra enkas nga shtëpia e saj, t’ua shpërndante atyre me plot emocion.

Ajo nuk ishte e vetme në këtë rrugëtim, pasi u përcjell nga i pari i shtetit, Ilir Meta, dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila e priti që në aterimin e saj këngëtaren me të cilën krenohet mbarë Shqiptaria.

“Faleminderit Bebe për këtë solidaritet, për këtë krenari që ndjen që je shqiptare dhe për faktin që je me ne në këto momente jashtëzakonisht të vështira, momente nga të cilat ne mund të themi që nuk i kemi përjetuar prej shumë kohësh. Vetëm nëpërmjet këtij solidarioteti jemi të bindur që do t’i përballojmë dhe do të ndihmojmë këto familej që sot janë në kushtet më të vështira, por që nuk janë pa shpresa”, ka thënë Ilir Meta teksa iu drejtua artistes me plot falënderime.
Teksa do të udhëtoj sërish për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vazhduar punën e saj, artistja me origjinë shqiptare duket se do ta ketë kokën të kthyer nga shteti i saj amë – shtet ky nga i cili merr dashurinë më të madhe për artin që ajo bënë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​Vdes personi i parë në Kamenicë nga Covid 19, Kastrati jep detaje

​Vdes personi i parë në Kamenicë nga Covid 19, Kastrati jep detaje

Shorti i Championsit: Kampioni i Kosovës sfidon kampionin e Andorës

Shorti i Championsit: Kampioni i Kosovës sfidon kampionin e Andorës

Nis peticioni kundër paraqitjes së Kosovës si pjesë të Serbisë në Maps

Nis peticioni kundër paraqitjes së Kosovës si pjesë të Serbisë në Maps

VV kritikon qeverinë Hoti për rifillimin e dialogut

VV kritikon qeverinë Hoti për rifillimin e dialogut

MSh prezanton rastet e reja me Covid-19

MSh prezanton rastet e reja me Covid-19

​Rahoveci shënon epopenë e UÇK-së, nderohen dëshmorët dhe martirët

​Rahoveci shënon epopenë e UÇK-së, nderohen dëshmorët dhe martirët

Konfirmohet, dy talentë të ri i bashkohen Kosovës U21

Konfirmohet, dy talentë të ri i bashkohen Kosovës U21

​Vdes edhe një person nga Covid-19

​Vdes edhe një person nga Covid-19

​VV kritika ndaj qeverisë për menaxhimin e situatës me COVID-19

​VV kritika ndaj qeverisë për menaxhimin e situatës me COVID-19

VV: Takimi i Hotit në Bruksel, jo produktiv

VV: Takimi i Hotit në Bruksel, jo produktiv

Tuhina: Secila lojtare ëndërron të përfaqësoj vendin në garat ndërkombëtare

Tuhina: Secila lojtare ëndërron të përfaqësoj vendin në garat ndërkombëtare

​Dumoshi e Tahiri përurojnë palestrën sportive në Samadrexhë të Vushtrrisë

​Dumoshi e Tahiri përurojnë palestrën sportive në Samadrexhë të Vushtrrisë

Mbi një milion të infektuar në Indi

Mbi një milion të infektuar në Indi

​Abrashi falënderon Japoninë për ndihmën e dhënë Kosovës në luftimin e pandemisë

​Abrashi falënderon Japoninë për ndihmën e dhënë Kosovës në luftimin e pandemisë

​Artisti kosovar mban ekspozitë personale në Spanjë

​Artisti kosovar mban ekspozitë personale në Spanjë

​Zyra e Qendrës Historike të Prizrenit ende nuk është funksionalizuar

​Zyra e Qendrës Historike të Prizrenit ende nuk është funksionalizuar