Vitia propozon masat e reja, kufizim i lëvizjes dhe pezullim i punës së gastronomisë nga 7-18 prill

E publikuar: 05/04/2021 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë , Arben Vita, në mbledhjen e Qeverisë ka paraqitur masat e reja anti-Covid, raporton Ekonomia Online.Në mesin e tyre është ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.Gjithashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në mësim online nga 12 deri më 18 prill, ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill.“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim ‘merr me vete’, ‘dërgesë me porosi’ dhe ‘drive-through’”.Ndërkaq bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:– Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;– Gjatë vrapit dhe çiklimit;– Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.Ndër masat është edhe pezullimi i konvikteve dhe mensave të cilat pezullojnë aktivitetin e tyre nga 6 deri më 18 prill 2021.