Vitia: Edhe një familjar i 77 vjeçarit nga Vitia është diagnostifikuar me Korona virus

E publikuar: 14/03/2020 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën për media deklaroi se numri i të prekurve nga virusi Korona, ka shkuar në 3, raporton Infosot.

Sipas Ministrit Vitia, përsoni i tretë është familjari i të moshuarit nga Stublla, i cili dje është diagnostifikuar me këtë virus.

Dyshohet se 77 vjeçari ka infektuar familjarin e tij.

Vitia, kërkoi që mos të bëhet panikë për arsye se tashmë rastet janë të izoluara.