Vitia: Dy javët e ardhshme janë vendimtare – qëndroni në shtëpi dhe distancë

E publikuar: 21/03/2020 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë ka bërë thirrje për kujdes dhe jo panik ndaj Covid-19.

“Ne nuk duhet të përhapim panik, por duhet marrë seriozisht serioziteti që mund të sjellë kjo sëmundje. Veproni me seriozitetin maksimal, për të ndihmuar institucionet, familjet, shtetin”.

Vitia në konferencën e përbashkët me kryeministrin, Albin Kurti, deklaroi kanë porositur respirator shtesë, njofton Klan Kosova.

“Në Kosovë momentalisht janë 122 respirator, kemi porositë edhe 50 respirator të rinj si dhe do të porosisim edhe një kontingjent tjetër – ku një pjesë e tyre vjen në prill dhe pjesa tjetër në maj, po ashtu do të kemi edhe dorezat të reja”.

Vitia deklaroi se maksimalisht janë duke punuar por akoma nuk ka ndonjë bari që është treguar i suksesshëm për të luftuar këtë sëmundje.

“Po bëjmë gjithçka për të luftuar mirëpo këto masa duhet respektuar bashkë me ju”.

“Sot jemi këtu për të bërë të qartë se çdo gjë është e kotë nëse qytetarët nuk i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë”.

Vitia mes tjerash në adresimin për media tha se koronavirusi është realitet që po mbjellë vdekje gjithandej dhe se dy javët e ardhshme janë vendimtare, ku nëse u përmbahemi rekomandimeve do ta kalojmë lehtë.

“Kemi shembuj nga vendet që kanë reaguar shpejtë dhe e kanë nën kontroll luftën me koronavirusin si dhe kemi shembuj se si situata ka dal nga kontrolli përshkak të neglizhencës së disa vendeve”.

“Nga sot të gjithë duhet tu bashkohemi ushtrisë se mantelbardhëve, duke qëndruar në shtëpi dhe të mbani higjienën dhe distancën”.