Viti i çmendurive për portierët; S’ndodhte prej thuajse 2 dekadash

08.08.2018 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Viti i çmendurive për portierët; S’ndodhte prej thuajse 2 dekadash

Mbrojtja më e mirë është sulmi dhe nëse këtë e nis që nga porta, atëherë është akoma edhe më optimale.

Po mbyllet merkatoja e verës në shumë nga ligat europiane, por ende pa rënë gongu në shumë liga prestigjioze, u regjistruan dy rekorde në pak javë.

Nëse në Serie A zgjodhën t’i besojnë bomberave të racës si Cristiano Ronaldo apo Higuain, në vende të tjera preferojnë shpenzime për portierët, madje në shuma që kalojnë kufijtë e logjikës për një rol të tillë.

Transferimi i talentit Kepa Arrizabalaga te Chelsea vendosi një primat të ri, pasi ai u bë portieri për të cilin është paguar më shumë ndonjëherë.

Stafi teknik e bindi pronarin Roman Abramoviç të shpenzonte 80 milionë Euro për mbrojtësin ekstrem të Atletik Bilbaos. Kjo shumë thyen rekordin e mëparshëm të vendosur po në këtë sesion merkatoje, kur Alison Becker u transferua nga Roma te Liverpul për 75 milionë Euro.

Këto çmime për një lojtar brenda kuadratit nuk shiheshin që prej thuajse dy dekadash. Më parë në vitin 2001 Juventus pagoi mbi 100 miliardë Lireta prë Gianluigi Buffon. 75 miliardë ishin në para dhe 30 miliardë u vlerësua kartoni i Bakinit. Pikërisht në vitin e lamtumirës së legjendës nga skuadra torineze, bufon u kalua në këtë rekord merkatoje.

Ai që iu afrua këtyre shifrave në vitet e fundit ishte Manchester City me 40 milionë Euro për Ederson, apo Pickford që u pagua 30 milionë ende para se të cilësohej zbulimi i botërorit rus./tch/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Viti i çmendurive për portierët; S’ndodhte prej thuajse 2 dekadash

Viti i çmendurive për portierët; S’ndodhte prej thuajse 2 dekadash

Stadiumi Nacional në Drenas do të jetë më i bukuri në Kosovë dhe Regjion

Stadiumi Nacional në Drenas do të jetë më i bukuri në Kosovë dhe Regjion

MTI-ja urdhëron largimin e lodrës “SLIME” nga tregu i Kosovës

MTI-ja urdhëron largimin e lodrës “SLIME” nga tregu i Kosovës

Një “bombë” si Demi! (FOTO)

Një “bombë” si Demi! (FOTO)

Trajtimi i keq i Behramit, thirrje për të rinjtë në Zvicër të luajnë për Kosovën

Trajtimi i keq i Behramit, thirrje për të rinjtë në Zvicër të luajnë për Kosovën

Dua në Kosovë, pjesë e festivalit të organizuar nga Dukagjin Lipa

Dua në Kosovë, pjesë e festivalit të organizuar nga Dukagjin Lipa

Asensio e Bale shkëlqejnë në fitoren e Realit ndaj Romës (VIDEO)

Asensio e Bale shkëlqejnë në fitoren e Realit ndaj Romës (VIDEO)

AKEP tender të ri frekuencash me vlerë 22 milion euro, pritet rritja e shpejtësisë së internetit

AKEP tender të ri frekuencash me vlerë 22 milion euro, pritet rritja e shpejtësisë së internetit

Pajisjet shtëpiake që mund të jenë të rrezikshme nëse nuk i pastroni

Pajisjet shtëpiake që mund të jenë të rrezikshme nëse nuk i pastroni

Arra braziliane – sa bën të hamë brenda një dite

Arra braziliane – sa bën të hamë brenda një dite

Orët inteligjente të Fossil vinë me Google Play dhe sensorë për matjen e rrahjeve të zemrës

Orët inteligjente të Fossil vinë me Google Play dhe sensorë për matjen e rrahjeve të zemrës

Komisioni Evropian kërkon implementimin e një karikuesit të përbashkët telefonësh

Komisioni Evropian kërkon implementimin e një karikuesit të përbashkët telefonësh

Dorëzohet Real Madridi, Kovacic drejt Chelsea në huazim

Dorëzohet Real Madridi, Kovacic drejt Chelsea në huazim

Si 16-vjeçar filloi të mbjell çdo ditë drunj, pas 39 viteve e shndërroi ishullin në një pyll ku jetojnë tigrat dhe elefantët (Foto)

Si 16-vjeçar filloi të mbjell çdo ditë drunj, pas 39 viteve e shndërroi ishullin në një pyll ku jetojnë tigrat dhe elefantët (Foto)

Klubet që kanë shpenzuar më së shumti deri më tani, Juve e para

Klubet që kanë shpenzuar më së shumti deri më tani, Juve e para

Bletët frymëzojnë hulumtuesit e dronëve

Bletët frymëzojnë hulumtuesit e dronëve