Viti – Aksident trafiku me lëndime

E publikuar: 28/07/2020 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar që ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në Viti, ku të përfshirë kanë qenë tri automjete me targa vendore me drejtues dy meshkuj dhe një femër.

“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy drejtues të automjeteve dhe një pasagjer të cilët pas tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi”, thuhet në njoftimin e PK-së.