Viti 2016: Bota me zë

31.12.2016 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Viti 2016: Bota me zë

Më 17 janar, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, i është drejtuar Parlamentit në Teheran, në lidhje me bisedimet për çështje bërthamore me fuqitë botërore, të cilat kanë rezultuar me heqjen e sanksioneve kundër Republikës Islamike.

“Të realizuara dhe të kompletuara me udhëzimet e Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, të mbështetura nga kombi dhe të ndihmuara nga të gjitha institucionet e rëndësishme të shtetit, bisedimet janë vërtet një nga faqet e arta të historisë së vendit”, ka thënë Rohani.

Viti 2016: Bota me zë
0:00:00/0:04:51 Linku direkt
Pop-out player
Në muajin prill kanë shpërthyer luftime të ashpra midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, në rajonin e kontestueshëm të Nagorno Karabakut.

“Këto janë luftimet më të mëdha që Azerbajxhani ka bërë përpjekje t’i nisë që nga rivendosja e armëpushimit më 1994”, ka thënë presidenti armen, Serzh Sarkisian.

“Jemi duke luftuar në territorin tonë. Nëse një ushtar armen nuk dëshiron të vdesë, le të ikë nga territori i Azerbajxhanit”, ka thënë presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev.

Gazetarja azerbajxhanase e Radios Evropa e Lirë, Khadija Imayilova, është liruar nga burgu në Baku më 25 maj.

“Arrestimi im është bërë vetëm për arsye politike, sepse presidenti Aliyev dhe klika e tij kanë vendosur të heqin qafe çdo kritik. Pra, ka qenë pjesë e veprimeve shtypëse kundër aktivistëve të të drejtave të njeriut, gazetarëve dhe udhëheqësve të OJQ-ve”, ka thënë Ismayilova.

Në qershor, kryeministri britanik, David Cameron, ka shpallur dorëheqjen, për shkak të rezultatit të referendumit, në të cilin shumica e britanikëve kanë votuar për dalje nga Bashkimi Evropian.

“Populli britanik ka marrë vendim të qartë, duke zgjedhur një rrugë ndryshe. Andaj, unë mendoj se vendit i duhet një udhëheqje e re në këtë drejtim”, ka thënë Cameron.

Në korrik, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shpallur nënshkrimin e një deklarate për bashkëpunim më të afërt midis aleancës ushtarake dhe Bashkimit Evropian.

“Kemi qëndrim të përbashkët ndaj Rusisë: BE-ja ka ndërmarrë sanksione ekonomike; NATO ka forcuar mbrojtjen kolektive – më së shumti që nga Lufta e Ftohtë”, ka thënë Stoltenberg.

Në Turqi, më 15 korrik, ka pasur përpjekje për grusht-shtet ushtarak.

“Bëhet fjalë për një pakicë brenda ushtrisë turke. Në Turqi ka parti në pushtet, që është zgjedhur nga vota e popullit. Ka edhe president të zgjedhur nga populli dhe ne jemi në detyrë. Me dëshirën e Zotit, do ta përmbushim këtë detyrë deri në fund. Nuk do t’ua lëmë kurrë vendin këtyre hajdutëve”, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në gusht, presidenti i Kolumbisë, Manuel Santos, ka bërë të ditur se pas tre vjetësh negociata, administrata e tij ka nënshkruar marrëveshjen përfundimtare për paqe me Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), duke i dhënë fund luftës guerile 50-vjeçare – njërit nga konfliktet më të gjata në botë.

“Sot, mund të themi përfundimisht se është rënë dakord për çdo gjë. Falë përpjekjeve të mëdha të delegacioneve negociatore, është rënë dakord edhe për çështjet që kanë qenë në pritje”, ka thënë Santos.

Republikani Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara më 8 nëntor, kundrejt kandidates demokrate, Hillary Clinton.

“Sapo kam pranuar një telefonatë nga sekretarja Clinton. Ajo na ka ururar për fitoren dhe unë e kam uruar atë dhe familjen e saj për fushatën e fuqishme”, ka thënë Trump.

Udhëheqësi revolucionar i Kubës, Fidel Castro, ka vdekur në nëntor. Lajmi është bërë i ditur nga vëllai i tij, presidenti Raul Castro.

“I dashur popull kuban, me trishtim të thellë duhet të ndaj lajmin me ju, me miqtë tanë nga Amerika jonë dhe bota, se sot, më 25 nëntor, në orën 10:29, komandanti dhe shefi i Revolucionit Kuban, Fidel Castro, ka vdekur”, ka bërë të ditur Raul Castro.

Në muajin dhjetor, ambasadori rus në Ankara, Andrei Karlov, është vrarë nga një polic turk, i cili ka thirrur slogane xhihadiste.

“Kjo është një ditë tragjike në historinë e diplomacisë ruse: gjatë një ngjarjeje publike në Ankara, ambasadori rus në Turqi, Andrei Gennadiyevich Karlov, ka marrë plagë që kanë shkaktuar vdekjen e tij. Ne e klasifikojmë këtë incident si akt terrorist”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetar / praktikant
artikull i sponzorizuar


Darmanoviq: Mali i Zi ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Kosovën

Darmanoviq: Mali i Zi ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Kosovën

Matoshi: Në listën e LDK’së për deputetë ka njerëz të njohur për ekstremizëm fetar

Matoshi: Në listën e LDK’së për deputetë ka njerëz të njohur për ekstremizëm fetar

Meta: Në VLAN, Haradinajt iu premtua posti i presidentit

Meta: Në VLAN, Haradinajt iu premtua posti i presidentit

Basha fton Ramën në debat televiziv

Basha fton Ramën në debat televiziv

Matoshi: LDK flet për ç’kapjen, pasi ndihmoi kapjen e shtetit

Matoshi: LDK flet për ç’kapjen, pasi ndihmoi kapjen e shtetit

Kusari: Brenda mandatit të gjitha lëndët në gjykata, do digjitalizohen

Kusari: Brenda mandatit të gjitha lëndët në gjykata, do digjitalizohen

“Për 90 ditë qeverisje do t’i liberalizojmë vizat”

“Për 90 ditë qeverisje do t’i liberalizojmë vizat”

Serbia parasheh vështirësi në dialog, nëse Haradinaj bëhet kryeministër

Serbia parasheh vështirësi në dialog, nëse Haradinaj bëhet kryeministër

Hoti prezanton planin për Fondin Zhvillimor dhe Fondin për Inovacione

Hoti prezanton planin për Fondin Zhvillimor dhe Fondin për Inovacione

Ja në cilin vend u arrit marrëveshja mes Veselit dhe Haradinajt (Video)

Ja në cilin vend u arrit marrëveshja mes Veselit dhe Haradinajt (Video)

Pacolli në Gjilan: Do ta ndalim zhvatjen e Kosovës, dhe shkatërrimin e natyrës

Pacolli në Gjilan: Do ta ndalim zhvatjen e Kosovës, dhe shkatërrimin e natyrës

Lutfi Haziri: Koalicioni i Shpresës dhe Besës për tri orë e rrëzoi Kadri Veselin!

Lutfi Haziri: Koalicioni i Shpresës dhe Besës për tri orë e rrëzoi Kadri Veselin!

Haradinaj premton se mërgimtarët nuk do të paguajnë më kartonin e gjelbër

Haradinaj premton se mërgimtarët nuk do të paguajnë më kartonin e gjelbër

Daka: KQZ-ja s’mund të fajësohet pse mijëra mërgimtarë nuk do të mund të votojnë

Daka: KQZ-ja s’mund të fajësohet pse mijëra mërgimtarë nuk do të mund të votojnë

Kasim Qafleshi: Letër nga Diaspora për Arbana Xharrën!

Kasim Qafleshi: Letër nga Diaspora për Arbana Xharrën!

“Rrahja me karrige mes Bahtirit e Thaçit në rezidencën e Pacollit”, ja çka thotë presidenti i AKR-së

“Rrahja me karrige mes Bahtirit e Thaçit në rezidencën e Pacollit”, ja çka thotë presidenti i AKR-së