Vitaminat shtëpiake

E publikuar: 22/07/2019 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përveç shijes së freskët, perimet janë plot me vitamina, minerale dhe fito-substanca të cilat janë shumë të mira për trupin e njeriut

Perimet nuk përmbajnë yndyrë, por vetëm pak karbohidrate. Ato përbëhen prej 85 deri 95 përqind nga uji dhe marrja e tyre përbënë me pak energji se artikujt tjerë ushqimore. Por, për të ruajtur vlerat e tyre ushqyese dhe terapeutike, duhen konsumuar të freskëta dhe “të gjalla”, transmeton Telegrafi.

Spinaqi: Ky lloj i perimeve të gjelbra me fletë është i mbushur me lëndë ushqyese. Një filxhan me spinaq përmban 75% të nevojave ditore të vitaminës A dhe 27% të nevojave ditore të vitaminës C. Spinaqi është burim i mirë i folateve. Spinaqi gjithashtu përmban luteinë, që është e rëndësishme për shëndetin e syve.

Brokoli: Gjysmë kupe brokoli të copëtuara dhe të freskëta përmban 68% të nevojave ditore të vitaminës C. Është i pasur edhe me lëndë kimike bimore të ndryshme. Brokoli ka treguar sukses edhe në uljen e rrezikun të zhvillimit të diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe disa lloje të kancerit.

Kungulli: Ka më shumë se 40 lloje të kungullit. Kungujt veror, të njohur edhe si kunguj të njomë, përmbajnë variete të vitaminave dhe mineraleve, por në masë shumë më të vogël se kungujt e dimrit. Përveç kungullit veror, mbjellni edhe ndonjë lloj kungulli të dimrit.

Domatet: Nëse konsumohet i freskët është burim i mirë vitaminës C. Domatet përmbajnë likopen i cili lidhet me ulje të riskut të zhvillimit të kancerit në prostatë. Një fakt interesant është se likopeni në domate është më shumë i pranishëm në trup kur merret pasi të jetë nxehur. Prandaj krahas shijimit të domateve të freskëta nga kopshti, mendoni edhe përpunimin e domateve në domate të konservuara apo si salcë për pasta.