Vitaminat më të rëndësishme kundër çdo sëmundje/ Ja në cilat ushqime i gjeni

19.09.2019 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vitaminat më të rëndësishme kundër çdo sëmundje/ Ja në cilat ushqime i gjeni

Përballja me sëmundje të ndryshme që organizmi mund të zhvillojë është sigurisht shumë e vështirë dhe e mundimshme.

Shkaqet se përse një njeri sëmuret janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga gjenetika e deri tek stili i jetesës apo aksidente të jashtme.
Ajo çfarë është e rëndësishme, është kujdesi që secili duhet t’i kushtojë mirëqenies dhe shëndetit të tij.

Sipas ekspertëve përtej kurimit të saktë, parandalimi i sëmundjeve apo inflamacioneve të organizmit me anë të jetës së shëndetëshme është elementi kyç edhe për një jetë të gjatë e pa probleme.

Megjithëse mund të duket sikur impakti i tyre në organizëm nuk është i menjëhershëm, vitaminat janë thelbësore për shëndetin. Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa nga vitaminat më të mira që ndihmojnë në luftën ndaj shumë sëmundjeve dhe i parandalojnë ato.

Si Ndihmojnë Vitaminat

Vitaminat qofshin këto në suplemente apo në ushqime kanë veti antinflamatore për trupin. Kjo përkthehet në më pak sëmundje për një kohë të gjatë dhe më shumë shëndet.

Mjekët i listojnë ndër mënyrat më të mira për të qëndruar gjithnjë në formë dhe për të mbajtur organet tuaja plot energji dhe jetë. Konkretisht rekomandohen gjashtë prej tyre të cilat ndihmojnë organizmin dhe luftojnë sëmundjet.

Vitamina A

Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, tregon se vitamina A ndihmon sistemin imunitar të luftojë sëmundjet. Vitamina A ndahet në dy forma, beta-karoten dhe vetë vitamina A.

Beta– karoten është një provitaminë e cila, pasi hyn në trup kthehet në vitaminë A dhe forma e saj primare vitamina A e cila funksionon si një antioksidant për qelizat e këqija të trupit.

Dietat e pasura me këto dy forma të vitaminës A janë një mënyrë e mirë për të mbajtur larg sëmundjet. Disa nga ushqimet ku mund t’a gjeni natyralisht këtë vitamine AgroWeb.org jua rendit më poshtë.

Karrota
Lakra
Spinaqi
Lulerradhiqja
Veza
Brokoli

Vitamina B

Njerëzit që kanë nivele të ulëta të vitaminës B kanë shumë mundësi të zhvillojnë sëmundje në trupin e tyre. Kjo mungesë rrit proteinat reaktive në organizëm të cilat ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve si artriti.

Për të evituar të gjithë këto probleme dhe për t’u mbrojtur nga një sërë sëmundjesh të tjera, merrni sa më shumë vitaminë B dhe B6. Mënyra më e mirë dhe e sigurt e përfitimit të këtyre të mirave është nga ushqimet natyrale. Më të pasurat me këtë lloj vitamine i gjeni të listuara më poshtë.

Specat
Kërpudha
Pula
Lakrat
Pjepri
Peshku ton
Bishtajorët
Bananet

Vitamina C

E njohur për fuqinë dhe shëndetin që i dhuron organizmit vitamina C është ndër më të rëndësishmet. Lufton dhe zhduk qelizat e këqija në trup duke vepruar si një antinflamator natyral. Njësoj si vitamina B, nëse keni mungesë edhe në këtë rast trupi mund të reagojë negativisht duke zhvilluar proteina reaktive.Për të parandaluar të gjithë këto probleme mundohuni të fusni në dietën tuaj ushqimet e mëshposhtëme.

Portokalli
Kivi
Limoni
Lulelakra
Brokoli
Kokrrat e trëndafilit të egër
Speci djegës
Majdanozi
Spinaqi

Vitamina D

Vitamina D është një ndër më të rëndësishmet për organizmin dhe është shumë e lehtë të kesh mungesë të saj. Studime të shumta kanë treguar se, mungesa e kësaj vitamine bëhet shkak për zhvillimin e një sërë sëmundjesh. Ndonëse gjatë verës mund ta përfitoni natyralisht nga dielli këtë vitaminë, për pjesën tjetër të vitit konsumoni ushqimet e mëposhtëme.

E verdha e vezëve
Qumështi
Peshku
Djathi
Bamjet
Fasulet

Vitamina E

Një tjetër antioksidant dhe antinflamator natyral që dhuron shumë shëndet është vitamina E. Kjo vitaminë ndihmon si në parandalimin e sëmundjeve, ashtu edhe në rikuperimin e tyre në një kohë të shkurtër. Natyralisht gjendet në disa ushqime të cilat AgroWeb.org j’ua liston mëposhtë.
Farat e lulediellit.

Bajamet
Spinaqi
Lajthitë
Speci i kuq
Kivi
Trofta

Vitamina K

Sipas ekspertëve vitamina K është një mënyrë e mirë për të luftuar sëmundjet e kockave siç është artriti. Vitamina K siguron shëndetin e mirë të të gjithë organizmit dhe kocka të forta. Për burrat rekomandohet 120 mikrogramë në ditë, ndërsa për gratë 90 mikrogramë në ditë. Për fëmijët dhe bebet këto shifra janë më të ulëta. Ushqimet më të pasura me vitaminë K janë kryesisht perimet jeshile dhe mishi.

Lakrat
Brokoli
Lulelakra
Mishi i pulës
Mëlçitë
Vezët

Këto vitamina mund t’i merrni edhe si suplemente duke u këshilluar më parë me mjekun tuaj, por mënyra më e mirë është që t’i përfitoni ato natyralisht nga ushqimet./AgroWeb

Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Po rikthehet Milani i madh, fitore në ‘frymën e fundit’. -7 nga Champions

Po rikthehet Milani i madh, fitore në ‘frymën e fundit’. -7 nga Champions

Kriza e Napolit s’ka fund, Fiorentina e Iachinit e turpëron në “San Paolo”

Kriza e Napolit s’ka fund, Fiorentina e Iachinit e turpëron në “San Paolo”

Aguero s’mjafton, City ndalet nga Crystal Palace, barazon edhe Arsenali

Aguero s’mjafton, City ndalet nga Crystal Palace, barazon edhe Arsenali

Vedat Muriqi shënon gol në minutat shtesë ndaj Gaziantepit, por ndëshkohet edhe me të kuq

Vedat Muriqi shënon gol në minutat shtesë ndaj Gaziantepit, por ndëshkohet edhe me të kuq

“Bomberin” e bën Casemiro, Reali mposht Sevillan dhe merr kreun

“Bomberin” e bën Casemiro, Reali mposht Sevillan dhe merr kreun

Chicharito largohet nga Sevilla, Sarah Kohan surprizon fansat e ekipit të ri (Foto)

Chicharito largohet nga Sevilla, Sarah Kohan surprizon fansat e ekipit të ri (Foto)

Ashley Young tek Interi, Solskjaer zgjedh kapitenin e ri të “Djave të Kuq”

Ashley Young tek Interi, Solskjaer zgjedh kapitenin e ri të “Djave të Kuq”

Klopp: Kupa e Afrikës në janar? Katastrofë për Liverpoolin

Klopp: Kupa e Afrikës në janar? Katastrofë për Liverpoolin

Selena Gomez lut fansat për vendin e parë

Selena Gomez lut fansat për vendin e parë

Kate Upton flet për jetën pas lindjes së vajzës

Kate Upton flet për jetën pas lindjes së vajzës

Si e paramendojnë meshkujt femrën ideale

Si e paramendojnë meshkujt femrën ideale

“Ti je inspirim”, Rita zgjedh fjalët më të ëmbla për nënën

“Ti je inspirim”, Rita zgjedh fjalët më të ëmbla për nënën

Klubi i David Beckhamit, në garë me kohën për stadiumin e ri

Klubi i David Beckhamit, në garë me kohën për stadiumin e ri

Kompania si motër e “Google” bën namin, mbërrin vlerën një trilionë dollarë!

Kompania si motër e “Google” bën namin, mbërrin vlerën një trilionë dollarë!

Makina ku u vra Tupac Shakur shitet 1.7 milionë dollarë, ende ka plumbin në derë (Foto)

Makina ku u vra Tupac Shakur shitet 1.7 milionë dollarë, ende ka plumbin në derë (Foto)

Nëse i heqni qimet e hundës mikrobet dhe grimcat pranë folikulave mund të futen brenda dhe të shkaktojnë infeksion

Nëse i heqni qimet e hundës mikrobet dhe grimcat pranë folikulave mund të futen brenda dhe të shkaktojnë infeksion