Vitaly M. Golomb: Evropa Lindore ka një problem klasik, emigrimi i profesionistëve dhe njerëzve të aftë

06.12.2017 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vitaly M. Golomb: Evropa Lindore ka një problem klasik, emigrimi i profesionistëve dhe njerëzve të aftë

Ai udhëton në të paktën 20-30 vende të botës çdo vit si folës dhe investitor në fazat e para. E filloi karrierën si një dizajner grafik ndërsa sot është Partner i HP Tech Ventures, filiali i sipërmarrjes pranë HP.

Vitaly M. Golomb ishte i ftuar në Startup Awards 2017, aktiviteti simotër i Albanian ICT Awards në Sllovaki. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe një delegacion Shqiptar si dhe bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards, Kushtrim Shala.

Delegacioni i përbërë nga Dritan MeziniBesnik LigaciTomi KallanxhiKushtrim ShalaAlbana Cunaj,Edmond Agolli,  dhe Majlinda Hafizi, u njoh me disa prej eksperiencave dhe modeleve më të mira të aplikuara për të rritur inovacionin dhe ekosistemin e startupeve.

Vitaly, kemi dëgjuar se je Evropian dhe sot jetoni në Kaliforni. Pse Evropa është në vëmendjen tuaj sot?

Është e vërtetë, kam udhëtuar thuajse në çdo vend të Evropës po kjo është hera e parë që vij në Bratislavë.

Jam lindur në Ukrainë ndërsa familja ime emigroi në Kaliforni kur isha vetëm 8 vjeç. Mund të thoni lehtësisht se ¾ e imja është Amerikane por kam një lidhje të fortë me Evropën.

E keni filluar si një dizajner grafik dhe më pas keni themeluar disa kompani, keni shërbyer si mentor startupesh e dhjetëra akseleratorësh, përfshirë 500 Startups. Keni bërë shumë gjëra. Cilat kanë qenë momentet kyçe gjatë këtij rrugëtimi? Cilat kanë qenë vendimet më të vështira që ju është dashur ti merrni?

Kur isha adoleshent mësova dizajnin grafik dhe në moshën 15 vjeçare fillova punë pranë Kinko, e cila sot është zyra e FedEx në SHBA me 2,500+ ambiente.

Në atë vend isha punonjësi më i ri që kompania kishte pranë saj dhe punësuar ndonjëherë.

Pas kësaj eksperience ju bashkova një startupi dhe udhëhoqa një ekip dizajni në moshën 18-19 vjeç. Ndërsa punoja në kohë të plotë, përfundova me sukses kolegjin në dizajn që mamaja ime të ishte e lumtur.

Më pas u ktheva në artet grafike dhe drejtova një kompani printimi për disa vite e më pas e shita dhe fillova një zyrë dizajni e cila u zgjerua shpejtë në tre të tilla.

Në 2010-ën themelova kompaninë e tretë të quajtur Keen. Ishte një kompani e-commerce dhe ERP SaaS për industrinë e arteve grafike. Gjatë kësaj kohe mu kërkua nga një mik të bëhesha mentor në një akselerator polak dhe ishte diçka që shkoi me sukses.

Kështu përfundova duke mentoruar dhe këshilluar dhjetëra akseleratorë në mbarë Evropën dhe SHBA-në.

Kur shita Keen dhe me eksperiencën që kisha fituar duke ndihmuar qindra kompani, ishte diçka e natyrshme për mua të zhvendosesha drejt botës së sipërmarrjes.

Plani im ishte të krijoja një fond për të lidhur Evropën Qendrore dhe Lindore me Luginën e Silikonit e kur mësova se një kompani legjendare si HP kishte të njëjtin qëllim nuk mund ta lija këtë mundësi të më ikte nga duart.

Cilat kanë qenë sfidat më të mëdha dhe mësimet më të rëndësishme që keni marrë gjatë viteve në biznes?

Drejtimi i një startupi është një proces rraskapitës sidomos për themeluesit. Unë, si shumë të tjerë, rashë viktimë e këtij kurthi ndërsa tani përpiqem tua bëj më të lehtë këtë proces gjeneratave të reja.

Përfshihesh kaq shumë në startupin tënd saqë bëhet pjesë identitetit tuaj. Nganjëherë është e vështirë të përcaktosh se ku mbaron ti dhe ku filloi kompania. Startupet janë më shumë eksperiment sesa biznes dhe kanë mundësi të larta dështimi sepse në të vërtetë je duke bërë diçka që askush tjetër nuk e ka bërë më parë.

Nëse ju mungon objektiviteti në mendim, do të ketë efekt shkatërrues për jetën personale.

Cila është këshilla që ju thoni themeluesve të startupeve gjatë mentorimit?

Këshilla ime si gjithnjë është: përpiquni të punoni në një startup me rritje të shpejtë për ca vite dhe mësoni sesi bëhet puna përpara se ti hyni vetë diçkaje të tillë.

Përqendrohuni tek gjërat më të rëndësishme. Ju po bëni një eksperiment dhe gjëja më e rëndësishme për ju është të kuptoni se në çfarë biznesi jeni përfshirë. Ju keni një teknologji dhe hipotezë por nuk do të provohet derisa të keni ca konsumatorë të cilët janë të gatshëm të paguajnë për zgjidhjen që ju ofroni.

Duhet të eksperimentoni me shpejtësi dhe të gjeni mënyrën sesi të shisni, kujt t’ia shisni dhe çfarë janë të gatshëm njerëzit të paguajnë për atë që ofroni ju.

Çdo gjë tjetër që mund të jeni duke bërë, dijeni se po humbisni kohë sepse sja vlen. Nuk ka rëndësi se çfarë zyre keni, çfarë kompjuteri keni, çfarë uebsajti; asnjëra prej tyre nuk ka rëndësi nëse nuk ju ndihmojnë të kuptoni se cili është biznesi juaj.

Në të shumtën e rasteve themeluesit përfundojnë në këtë gjendje dhe jeta e tyre zihet e tëra por nuk janë aspak produktivë sepse nuk po gjejnë zgjidhjen më të rëndësishme, atë të zgjerimit të biznesit.

Mendojeni startupin si një video lojë, duhet të mundni bosin e secilit nivel për të kaluar tek tjetri.

Cili është gabimi më i zakonshëm që vini re në botën e startupeve?

Mos pasja e një strategjie dhe një vizioni afatgjatë. Në shumë raste kam vënë re, sidomos në Evropën Lindore, një numër akseleratorësh të cilët nuk shtojnë vlerë me kalimin e kohës.

Njerëzit që i drejtojnë nuk kanë asnjë eksperiencë në investim e as në drejtimin e kompanive. Por me kënaqësi janë të gatshëm të japin para për 15% të kompanisë suaj.

Në Evropën Lindore, 50 mijë dollar janë shumë dhe mjaftueshëm për të jetuar jetën tënde së bashku me bashkëthemeluesin për 1 apo 2 vite. Dhe kam vënë re shumë prej këtyre “wantrapreneurs” të cilët kërcejnë nga njëri akselerator tek tjetri duke grumbulluar këto investime 50 mijë dollarëshe, duke shkuar në konferenca dhe ofruar kartat e tyre të biznesit por duke mos hedhur as edhe një hap përpara në biznesin e tyre.

Gabimi i tyre është se bëjnë çdo gjë tjetër përveçse të kuptojnë se çfarë biznesi i kanë hyrë. Për këto akseleratorë një fenomen i tillë është shpërdorim kohe dhe parash.

Ata afrojnë kompani që nuk kanë për të shkuar asgjëkund dhe pas dy vitesh kur paratë e akseleratorit të mbarojnë, ato sjellin zero rezultate.

Statistikisht duhen të paktën 8 vite për të dalë nga faza e akseleratorit. Ata që e bëjnë këtë janë shumë të zgjuar në mënyrën sesi investojnë paratë e tyre. Të tjerët shpenzojnë për festa të bukura derisa të ngelen pa para.

Më duhet t’ju pyes për disa prej tipareve të një akseleratori të suksesshëm?

Ajo që duhet të shikoni së pari janë ata që luajnë rolin kryesor: mentorët. Sa të përfshirë janë ata? A janë mentorët e duhur për biznesin tuaj? Çfarë ndihme keni nevojë? Asnjë akselerator nuk jep para sepse ata nuk janë investitorë.

Vlera e tyre është rrjeti që ofrojnë, gjërat që ju mësojnë dhe strategjitë për të rritur biznesin tuaj.

Jeni ju ata që duhet të intervistoni akseleratorin ndërsa ata ju intervistojnë ju. Në fund të fundit ju keni për ti dhënë një pjesë të kompanisë atyre. Ata janë të gatshëm të rrezikojnë për ju dhe do të përpiqen të mësojnë rreth jush nëse janë të gatshëm të sakrifikojnë resurset e tyre për ju.

Ju duhet të bëni të njëjtën gjë, të mësoni se cilit vend i përkisni. Kam shkruar një libër Accelerated Startup sesi të përfitoni sa më shumë nga një akselerator.

Dhe cilat janë karakteristikat e një ekosistemi startupesh funksional?

Një ekosistem funksional duhet parë si një tufë invoacioni. Do të flas gjatë prezantimit tim në Startup Awards më në detaje lidhur me këtë.

Ky ekosistem përbëhet nga sipërmarrës, kapitalistë dhe kompani të mëdha ku këta të fundit përbëjnë 30% të investimeve.

Po investojnë fuqishëm në R&D për të krijuar një teknologji e cila shërben si bazë për valën e ardhshme të startupeve. Dhe mos harroni, më shumë startupe përfundojnë rrugëtimin e tyre duke u blerë sesa duke dalë në bursë.

Natyrisht keni nevojë për një treg të shëndetshëm kompanish të mëdha të cilat do të absorbojnë këta të vegjlit.

Përveç kësaj keni nevojë për universitete të cilat prodhojnë inxhinierë dhe njerëz të biznesit. Dhe jo shumë MBA sepse ata janë mësuar të mendojnë brenda një qarkoreje.

Është shumë e vështirë për ta të dalin kundër trajnimit të tyre kur përballen me modele të reja biznesi, për shembull blockchain.

Sekreti i Luginës së Silikonit nuk është paraja por 50,000 menaxherët të cilët i kanë shkuar një ideje deri në fund. Dhe këtë nuk e gjeni diku tjetër. Nëse po ndërtoni një kompani teknologjike globale duhet të keni menaxherë me eksperiencë që ju ndihmojnë të rriteni me shpejtësi.

Ku mendoni se mund të gjejmë menaxherë më të kualifikuar sesa në Luginën e Silikonit që kanë bërë diçka të tillë më parë?

Gjithashtu do të keni nevojë për profesionistë si jurisë, llogaritarë dhe këshilltarë që njohin botën e startupit. Një jurist në Bratislavë që nuk njeh ligjin ndërkombëtar dhe sesi të strukturojë një entitet do të kishte pasoja shkatërrimtare për një startup.

Kam parë startupe të dështojnë për shkak të përfshirjes së njerëzve të gabuar.

Po institucionet shtetërore?

Institucionet shtetërore kanë një rol shumë të rëndësishëm sepse duhet të mbështetin ekosistemin dhe të krijojnë kushtet ekonomike në mënyrë që të funksionojë.

Në SHBA, qeveria ishte konsumatori i parë dhe i vetëm i Luginës së Silikonit për 20 vitet e para. Më pas ata krijuan kushtet ekonomike për të reduktuar rreziqet e investimit. Kapitali sipërmarrës (Venture Capital) është një shkurtim i kapitalit aventurier (Adventure Capital.)

Aventurë do të thotë diçka me rrezik të lartë prandaj qeveria Amerikane ofronte ¾ për çdo kapital privat që hynte në këto kompani në vitet 60 dhe 70.

Kështu investitorët e Wall Street erdhën në Luginën e Silikonit dhe filluan të investonin në kompani teknologjike krahas aseteve të tjera. E gjitha kjo ndodhi në vetëm dy dekada përpara se Microsoft, Apple dhe gjigandët e tjerë të viteve 70 të formoheshin.

Duhet kohë për të ndërtuar një ekosistem. Izraeli ka bërë një punë të mrekullueshme po ashtu edhe ca vende Skandinave dhe Baltike. Singapori është një fuqi natyrore në Azinë Juglindore. Kina është një përbindësh më vete. Është një treg kaq i madh saqë ska nevojë për ndihmë nga jashtë për të prodhuar unikornë.

A mendoni se Evropa Qendrore dhe Lindore janë në drejtimin e duhur? Ose të paktën a kanë filluar? Çfarë na mungon?

Evropa Lindore ka një problem klasik të “tharjes së trurit,” emigrimi i profesionistëve dhe njerëzve të aftë. Edukim të shkëlqyer në inxhinieri dhe më pas më të mirët largohen sepse mendojnë që në vendin e tyre nuk mund të shfrytëzojnë gjithë potencialin që zotërojnë.

Unë jam supervizor në bordin drejtues të Shoqatës për Kapitalin Sipërmarrës të Ukrainës (UVCA) dhe e njoh mjaft mirë tregun. Startupet më të mira nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të zhvendosen në Luginën e Silikonit, Londër apo vende me ekosisteme të pasura.

Kjo ndodh edhe në Evropën Qendrore sepse mungon infrastruktura.

Atëherë, janë politikanët ata që kontribuojnë në këtë ndërtimin e kësaj barriere në vend që ta rrëzojnë?

Problemi i tyre është mungesa e kuptimit për inovacionin. Po marr shembull përsëri Ukrainën si vendi që njoh më mirë në rajon dhe është vendi i katërt në botë për nga zhvillimi i softuerit pas SHBA, Indisë dhe Kinës.

Software Outsorcing është industria e dytë më e madhe eksportuese në vend pas agrikulturës. Por shumica e vlerës humbet sepse vetëm 10% e saj mbetet në vend. Është si një tregti moderne skllevërish, ku vlera dërgohet jashtë.

Zhvilluesit janë të lumtur sepse fitojnë goxha krahasuar me profesionet e tjera por nuk prodhojnë dot vlerë për vendin e tyre. Produktet nuk prodhohen për tregun vendas dhe të ardhurat e taksat shkojnë diku tjetër.

Politikanët nuk e kuptojnë se ky burim ekziston. Ata duhet të përqendrohen tek e ardhmja e vendit dhe të kuptojnë sesi të investojnë dhe krijojnë mundësi.

Le të flasim pak për ish startupin e Luginës së Silikonit, HP. Sot gjeneron 51 miliard dollar të ardhura. Si inovojnë kompani të tilla?

Është shumë e vështirë për sipërmarrjet të inovojnë sepse kompani kaq të mëdha e kanë zgjedhur tashmë një model biznesi dhe janë në fazën kur ndërtojnë biznese të mëdha në botë rreth atij modeli.

Është edhe më e vështirë për to të eksperimentojnë me modele biznesi të paprovuara. Është tejet e rrezikshme. A mendoni se një CEO i një kompani publike do të rrezikonte sa të humbiste një biznes kaq të madh?

Megjithatë ekzistojnë disa mjete që kompanitë mund ti shfrytëzojnë për të inovuar. Një prej tyre është M&A. Nëse ju nuk mund të nisni një eksperiment në masë atëherë lini startupet ta bëjnë për ju. Ata i blejnë dhe i afrojnë si njësi të reja biznesi.

Dhe papritmas e gjejnë veten në një biznes të ri tashmë të provuar. Sigurisht kjo e ka një çmim dhe shumica e blerjeve thuajse asnjëherë nuk integrohen.

Investimet janë një tjetër mjet por gjysma e rrugës. Është një bast i vogël për një kompani në zhvillim. Ato i mbështetin dhe i ndihmojnë të bëhen të suksesshëm në treg dhe marrin një pjesë të këtij suksesi.

Gjithashtu ekziston një koncept në formën e një inkubatori projektesh të cilat kthehen në biznese të reja. CISCO shquhet për këtë praktikë. Ata marrin një ide të re, zgjedhin një ekip, e financojnë dhe më pas ose gjen sukses ose jo.

Nëse ka sukses CISCO e blen, por fillimisht i lë ose të notojnë vetë ose të mbyten jashtë kompanisë së saj. Një qasje kontraverse por që ka funksionuar.

Nisur nga eksperienca juaj, ku e shikoni Evropën Qendrore dhe Lindore pas 5 apo 10 vitesh?

Mund të ndodhin disa gjëra ose një kombinim i tyre mbase. Ajo që e kam të qartë janë të dhënat e fryra të popullsisë.

Zyrtarisht Ukraina ka 42 milion banorë. Në të vërtetë është diku mes 36-38 milion banorë sepse shumë njerëz po largohen.

Dhe diçka e ngjashme po ndodh edhe me vendet tjera të Evropës Lindore dhe Qendrore. Njerëzit shkojnë aty ku mund të gjejnë sukses personal dhe askush nuk i fajëson ata.

Edhe unë për këtë arsye përfundova në Kaliforni. Kjo është kriza e vërtetë e rajonit. Nëse nuk ke popullsi, një stanjacion ekonomie do të fillojë. Ekonomia lokale do të tkurret në vend që të rritet dhe do të jetë më e vështirë të gjeni konsumatorë për produktet dhe shërbimet.

Ngjan me një spirale vdekjeje. E nëse kjo rregullohet, mundësitë do të vinë pas, kapitali do të ndjekë tregun lokal. Me fokusin e duhur, këto vende do të shndërrohen në qendra të teknologjive të reja.

Mund t’ju jap një shembull. Në Kiev është një universitet i cili konsiderohet më i miri në botë për metalurgjinë. Printimi 3D i metalit së shpejti do të shndërrohet në një industri të rëndësishme dhe do të ndryshojë prodhimin.

Ukraina ka një shans për tu bërë lider sepse ka talente të specializuara në këtë fushë. Dhe talenti është diçka që nuk mund ta kopjoni.

Thjesht duhen ca komponentë shtesë si pak para dhe mentorë me eksperiencë për ti udhëzuar këta inxhinierë dhe shkencëtarë në mënyrë që të komercializojnë arritjet e tyre.

Pa këtë qasje dhe me neglizhimin e vazhdueshëm të ekosistemeve lokale, Azia ka për ti futur një shqelm Evropës. Pikë. Ju inkurajoj të shkoni në Kinë, Tajvan, Singapor, Vietnam dhe Filipine për të parë me sytë tuaj sa shpejt gjërat po zhvillohen atje, sa shumë mbështetje gjejnë startupet dhe sa të përkushtuar për punën janë.

Evropa është pak krenare e pak dembele dhe rrezikon të humbasë avantazhet e saj. Mos e lejoni këtë gjë! /PCWorld Albanian

Marrë nga SlovakStartup

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Barça – Deportivo, formacionet zyrtare

Barça – Deportivo, formacionet zyrtare

Idhulli i shqiptarëve…Ja kush do të jetë e ftuara tjetër  speciale në Festivalin e RTSH

Idhulli i shqiptarëve…Ja kush do të jetë e ftuara tjetër speciale në Festivalin e RTSH

Liverpooli shënon golin e katërt ndaj Bournemouthit me Firminon (Video)

Liverpooli shënon golin e katërt ndaj Bournemouthit me Firminon (Video)

Doktori i VIP-ave nxjerr zbuluar vajzat e ekranit, ja operacionet plastike që kanë bërë

Doktori i VIP-ave nxjerr zbuluar vajzat e ekranit, ja operacionet plastike që kanë bërë

Shkencëtarët janë të befasuar me krijesën që i ngjan dinozaurit, që lëkurën e ka pa dëmtime (Video)

Shkencëtarët janë të befasuar me krijesën që i ngjan dinozaurit, që lëkurën e ka pa dëmtime (Video)

Aktivitet paranormal, në shtëpinë që dikur ishte spital (Video)

Aktivitet paranormal, në shtëpinë që dikur ishte spital (Video)

Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Bournemouthin me golin e Lovrenit (Video)

Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Bournemouthin me golin e Lovrenit (Video)

Ardit Gjebrea zbulon vuajtjen e tij  më të madhe në jetë

Ardit Gjebrea zbulon vuajtjen e tij më të madhe në jetë

Ilaçi popullor kundër ftohjes dhe inflamacionit të fytit!

Ilaçi popullor kundër ftohjes dhe inflamacionit të fytit!

Vazhdoi studimet, e shtrirë në spital (Foto)

Vazhdoi studimet, e shtrirë në spital (Foto)

Juventusi fiton thellë në Bologna, ngjitet në pozitën e dytë (Video)

Juventusi fiton thellë në Bologna, ngjitet në pozitën e dytë (Video)

Aktorja Tinka Kurti feston 85 vjetorin, ja urimet speciale që shkojnë për të

Aktorja Tinka Kurti feston 85 vjetorin, ja urimet speciale që shkojnë për të

Helmimi dhe trajtimi urgjent paraspitalor

Helmimi dhe trajtimi urgjent paraspitalor

Lingard dyfishon epërsinë e Unitedit (Video)

Lingard dyfishon epërsinë e Unitedit (Video)

Greta Koçi rrëfehet…Ja çfarë zbulon për jetën personale

Greta Koçi rrëfehet…Ja çfarë zbulon për jetën personale

Verona 3-0 Milan, notat e lojtarëve (Foto)

Verona 3-0 Milan, notat e lojtarëve (Foto)