Vishet si kalorës mesjetar, shkon me kalë të bardhë te partnerja për t’i propozuar martesë (Video)

E publikuar: 23/01/2019 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Christopher Broderick nga Massachussetts e Shteteve të Bashkuara, është veshur si një kalorës mesjetar, ndërsa ka mbajtur në dorë parzmoren me emblemën familjare, pasi hulumtoi përmes internetit, për prejardhjen e tij irlandeze.

I hipur në kalë të bardhë, ai ka shkuar te shtëpia e partneres, Cindy MacDonald të cilës i kishte premtuar se do t’i paraqitej sikur ‘kalorësi me armaturë të shkëlqyer’, transmeton Telegrafi.

“Diçka që filloi si mahi, filloi të më ngjallte interes dhe nisa të planifikoja për ta bërë relitet. Kishte një kompani, që më huazoi kostumet dhe më siguroi kalin” ka thënë Broderick.

Në mënyrë që gjithçka të shkonte në rregull dhe Cindy të ishte në shtëpi, ai kontaktoi motrën e saj dhe u sigurua që ajo të jetë e pranishme në momentin e duhur.

“Sapo më pa filloi të qante dhe më pas, pranoi propozimin për martesë, gjithçka tjetër është histori” ka thënë ai për ngjarjen që përfundoi me sukses. /Telegrafi/