Vishesella paditë PDK-në për shpifje

E publikuar: 16/10/2017 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

PDK-ja para disa ditësh pretendonte se truproja e Imri Ahmetit, Mentor Vishesella, e kishte kërcënuar me vrasje kandidatin e PDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit, Ismet Hajrullahun.

Në një prononcim për Koha.net, Imri Ahmeti e mohoi një gjë të tillë, duke i quajtur shpifje ato që i thonë ata.

E këtë veprim edhe Mentor Vishesella po e mohon.

Thotë se ka dërguar një padi në Gjykatë, për siç thotë ai, “totalisht shpifje”.

“Sot e drejtova një padi në Gjykatë, Padi kjo e drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kandidatit për Kryetar Ismet Hajrullahu kundrejt shpifjeve qe janë bërë se kinse unë e kam kërcënuar me vdekje Ismet Hajrullahun. Kjo totalisht është një shpifje prandaj kërkojë nga organet e drejtësisë qe kjo shpifje të dënohet në bazë të normave ligjore, sepse me këto shpifje po nxitet urrejtje dhe po tensionohen raportet mes qytetarëve. Ndoshta ky edhe është qëllimi i tyre të fusin përçarje e konflikte në shoqëri. T’i besojmë organeve të drejtësisë”, ka shkrua Vishesella në Facebookun e tij.

Njëjtë pati reaguar edhe LDK-ja përmes një kumtese për media, duke thënë se kjo është vetëm një shpifje e radhës nga PDK-ja.