Visar Ymeri: Pa drejtësi për Astrit Deharin – nuk ka drejtësi as për Kosovën

E publikuar: 24/10/2019 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Visar Ymeri, ka thënë se pa u ndarë drejtësia dhe e vërteta për vdekjen e Astrit Deharit, nuk do të ketë drejtësi dhe të vërtetë as për Kosovën.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë që secili person përgjegjës në këtë rast duhet dënuar, njofton Klan Kosova.

“U deshën tre vjet që e vërteta të fillojë të zbardhet. Por drejtësia është ende larg”.

“Raporti i Institutit zviceran mes tjerash e vë në pah që hetimi për vdekjen e Astritit është bërë shkel e shko dhe në drejtim të gabuar. Ky drejtim i gabuar ka pamundësuar hetimin e plotë për ta zbardhë të vërtetën. Prokuroria atëbotë ishte e orientuar kah marrëdhëniet me publikun e jo te hetimi, e aq më pak te drejtësia”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.