Visar Ymeri: Nuk ishte e mjaftueshme përpjekja titanike e Xhelal Sveçlës

E publikuar: 24/06/2016 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E mbështesë plotësisht aktin moral dhe vetëdijësues të Xhelal Sveçlës. Dorëheqja e tij nuk flet për të personalisht, por për katandisjen që i ka ndodhur dhe po ndodh shtetit e institucioneve tona. Aq e thellë e e gjerë është bërë ajo sa që përpjekja titanike për ta luftuar atë nganjëherë nuk është e mjaftueshme.

Vdekja tragjike e Florentës dhe Florentit na ka goditur të gjithëve. Nuk ka fjalë që mund ta ngushëllojnë familjen e tyre, ka shkruar kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Ai thotë se e mbështetë aktin moral dhe vetëdijesues të dorëheqjes së Xhelal Sveçlës,

“E mbështesë plotësisht aktin moral dhe vetëdijësues të Xhelal Sveçlës. Dorëheqja e tij nuk flet për të personalisht, por për katandisjen që i ka ndodhur dhe po ndodh shtetit e institucioneve tona. Aq e thellë e e gjerë është bërë ajo sa që përpjekja titanike për ta luftuar atë nganjëherë nuk është e mjaftueshme.transmeton Lajmi.net.

Ne nuk dorëzohemi. Bashkë me Xhelalin dhe me aktivistët tjerë të Lëvizjes do ta luftojmë kudo e kurdo krimin, uzurpimin, degradimin që na e kanë zaptuar hapësirën e po na shkatërrojnë të tashmen e të ardhmen. Krimi nuk do të fitojë”, ka shkruar ai.