Visar Ymeri: Korrektimet nuk Kthejnë 8200 Hektarë

E publikuar: 20/03/2018 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Visar Ymeri nga Grupi i Deputetëve të Pavarur tha se korrektimet nuk i kthejnë hektarët e humbur me marrëveshjen e vitit 2015 për demarkacionin.

“Natyrisht se ka korrektime kur qiten gurët në kufi. Por këto korrektime nuk marrin përmasa të hektarëve, këto korrektime nuk i kthejnë 8 mijë hektarë”, tha Ymeri.

Ai kërkoi sinqeritet ndaj deputetëve në raport me popullin.

“Kushdo që e ka ndërru mendjen për demarkacionin, të jetë i sinqertë me qytetarët se ato 8 mijë e 200 hektarë do t’i humbë Kosova”, tha Ymeri.

Ai deklaroi se grupi që përfaqëson nuk do ta votojë marrëveshjen e demarkacionit.

Ymeri tha që tre vjet çështja e demarkacionit ka lënë nën hije çështjet tjera.

“Ne po flasim për demarkacionin jo pse është çështja më e rëndësishme në Republikën e Kosovës, por pse kemi ni qeveri që nuk mund të merret me temat më të rëndësishme si ajo për ekonomi, arsim e mirëqenie”, tha Ymeri./kallxo.com/