Visar Ymeri e Albin Kurti dalin në rrugë për t’u kërkuar qytetarëve nënshkrimin e peticionit

E publikuar: 23/09/2015 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, bashkë me ish-kreun e partisë deputetin Albin Kurti, kanë dalë në sheshin Nënë Tereza, për t’u kërkuar personalisht qytetarëve nënshkrimin për peticionin kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Sot është dita e gjashtë e nënshkrimit të peticionit, dhe ai është nënshkruar nga rreth 70 mijë qytetarë të Kosovës.

Partitë opozitare po kundërshtojnë me të gjitha mënyrat formimin e këtij Asociacioni, të cilin po e cilësojnë bosnjëzim, ndarje e tejet të dëmshëm për Kosovën.

Opozita po kundërshton edhe demarkacionin me Malin e Zi, teksa thonë se me këtë marrëveshje Kosova humb rreth 12 mijë hektarë tokë.