Visar Bekaj, portieri që dogji të gjitha etapat me radhë dhe kërkon shpërthimin në arenën ndërkombëtare

E publikuar: 03/01/2019 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portieri i Prishtinës dhe Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, ka qenë padyshim njëri prej pikave më të ndritura në futbollin tonë këtë vit.

Ai fillimisht shkëlqeu me klubin e tij, ku për një vit kalendarik pranoi vetëm 11 gola, pastaj me Kosovës U-21, sidomos në ndeshjet me Gjermaninë, ku paraqitja e tij u vlerësua lartë.

Bekaj pas sukseseve të njëpasnjëshme mori edhe ftesën më të rëndësishme, atë të Kombëtares A.

Ai ende nuk ka debutuar, por do ta pres rastin e tij.

Telegrafi ka realizuar një intervistë më të kur, portieri i ri ka folur për vitin që e lamë pas, por edhe atë që vije.

Një vit me sukses për ty dhe klubin tënd FC Prishtina?

Visar Bekaj: Po, kemi zhvilluar një sezon të mirë me Prishtinën, ku fituan Kupën dhe dolën në Evropë, ku kaluan edhe një fazë. Këtë vit jemi duke shkuar mirë pasi jemi lider dhe shpresoj ta mbajmë.

Ishin në formë edhe në rrafshin personal?

Visar Bekaj: Kam pasur një vit të mirë. Kam zhvilluar disa ndeshje me Kosovën U-21 ku jam paraqitur mirë, pastaj jam ftuar edhe nga Kosova A, që është një privilegj i madh.

Prisni debutimin në Kombëtaren A?

Visar Bekaj: Jam mirë, në formë dhe do ta pres momentin. Portierët e tjerë janë të nivelit të lartë, por unë do ta pres momentin tim.

Me Prishtinën keni thyer rekorde për mos pranimin e golave?

Visar Bekaj: Po, kemi pasur një vit të mirë. Këtë gjysmë sezon kem pasur mbrojtje të fortë dhe fal edhe tyre kemi pranuar vetëm katër gola. Ka disa ndeshje që nuk kam pranuar gol dhe shpresoj ta ruaj këtë rekord edhe në pranverë.

Jeni në luftë për titull dhe për Kupë. A do të mund të qëndrojë Prishtina deri në fund?

Visar Bekaj: Kemi zhvilluar një stinor të mirë siç thash. Jemi duke punuar shumë dhe shpresoj që t’i gëzojmë tifozët tanë ‘Plisat’.

Jeni zgjedhur edhe nga Telegrafi si portieri më i mirë i vitit.

Visar Bekaj: E vlerësoj shumë. Faleminderit prej jush për vlerësimin. Një motiv më shumë për ta vazhduar punën.  

Oferta nga jashtë?

Visar Bekaj: Jemi në dimër dhe nuk dua të flas. Do ta shikojmë në të ardhmen. Normalisht që synimi është që një ditë të luaj në nivele të larta.

Diçka për fund?

Visar Bekaj: Shpresoj që viti 2019 të sjell sa më shumë gëzime për shqiptarët kudo që janë.