Visar Bekaj, ‘muri’ i FC Prishtinës

E publikuar: 05/12/2018 09:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë pak kanë dyshuar që Visar Bekaj është njëri nga portierët më të mirë në Kosovë në vitet e fundit.

Por ky edicion bërë që të gjithë ta rikthejnë kokën nga ai, pasi për ta kujtuar golin e fundit që e ka pranuar, duhet të kthehemi me 6 tetor.

Kjo ndodhi në javës së 9 të IPKO Superligës ku Prishtina e kishte mposhtur Llapin me rezultat 2-1.

Me numër 12, Visar Bekaj

Që nga atëherë, kanë kaluar edhe tetë javë të tjera dhe porta e Bekajt nuk është tundur më.

Bekaj është mposhtur vetëm katër herë në 17 ndeshje, ndërsa të katër golat i ka pranuar në ndeshje të ndryshime.

Lojtarët që kanë shënuar në portën e Bekajt janë Blend Baftiu, Getoar Dragusha, Arbër Shala dhe Behar Maliqi, tre prej tyre ish lojtar të klubit bardhëekaltër.

Bekaj, më meritori për sukseset e Prishtinës

Nuk mbahet mend që një skuadër, apo një portier të ketë pësuar më pak gola gjatë tërë stinorit vjeshtor.

Janë 13 ndeshje që portieri 21 vjeçar e ka mbajtur portën e paprekur, ndërsa nuk është llogaritur as sfida pa gola në Kupë  me Drenicën.

21-vjeçari është edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës, por ende nuk ka debutuar, edhe pse ka bërë disa paraqitje shumë të mira me Kosovën U-21.

Prishtina pas ndeshjes me Dritën

Për paraqitjet e tij në këtë edicion në fundjavë fjalë të mëdha kanë dhënë njohës të futbollit kosovar, si Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi e Erdin Hashani./Telegrafi/