“Vipat e Bllokut” masakrojnë Shkëndije Mujajn, ja gjithë operacionet plastike të saj (Foto)

E publikuar: 24/11/2015 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse jo me intensitetit e fillimit, “Vipat e Bllokut” vazhdojnë të demaskojnë një e nga një shumë nga personazhet e famshëm shqiptarë, të rinj apo të vjetër qofshin ata.

Dje në qendër të vëmendjes ka qenë edhe këngëtarja kosovare e famshme për të pasmet e saj bombastike, Shkëndije Mujaj, të cilës kjo faqe i ka publikuar një fotografi, ku cilësohet si false shumë nga pjesët e trupit ku ka kryer operacione plastike.

Këto operacione sipas tyre janë cituar edhe në shkrimin që e shoqëron fotografinë dhe që janë: “#botox #eyebrowtattoo #lenses #juvederm #rinoplastica #cheekfillers #lipfillers #boobjob #buttimplants”, shkruan faqja “Vipat e Bllokut”. / SYRI.net /