“Vipat e Bllokut” akuzojnë Greta Koçin për ndërhyrje estetike, fustani nxjerr ‘zbuluar’ protezat e silikonit (Foto)

E publikuar: 26/01/2017 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja Greta Koçi është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera në Shqipëri.

Vitin e kaluar ajo ishte mjaft aktive me projekte muzikore, gjersa nuk mungoi as angazhimi i saj nëpër spektakle të ndryshme si “Dance with me 3”.

Kur jemi tek vallëzimi, këngëtarja Koçi për dia javë me radhë dhuroi performanca nga më të ndryshmet, ku edhe u vlerësua lartë nga publiku dhe juria.

Por, në një nga netët e spektaklit, veshja e ekspozuar e këngëtares, duket t’i ketë zbuluar asaj një pamje jo fort të këndshme tek të pasmet e saj.

Në kofshën e saj të djathtë duket se këngëtarja posedon një ndryshim, pasi pjesa e mbushur duket sikur të jetë celulit.

Megjithatë, faqja “Vipat e Bllokut” kanë qenë atat të cilët e kanë akuzuar Gretën se ka kryer ndërhyrje estetike, duke mbushur këtë pjesë me silikon, ngase dukej krejt më ndryshe në fotografitë e realizuara vite më parë.

Por një ndryshim i tillë mund të jetë edhe natyral me kalimin e viteve. /Telegrafi/