Viola von Cramon i reagon Ischingerit për vizat ndaj Kosovës

E publikuar: 19/07/2020 23:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka kërkuar liberalizim e vizave për qytetarët e Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë ishte premtuar nga Bashkimi Evropian, por vazhdon që të mos përmbushet.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Ischinger thotë se për shkak të vonesës në këtë proces, kredibiliteti i BE-së është vënë në diskutim, pasi dy vjet më parë Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim, njofton Klan Kosova.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, e cila i kërkoi diplomatit gjerman që t’ua thotë këtë presidentit francez Emmnuel Macron dhe kryeministrin holandez Mark Rutte.

“Shumë mirë. Mos harroni ta adresoni këtë mesazh tek @EmmanuelMacron dhe @MinPres. Këta janë kryesisht ata që e kanë këmbën në pushim sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën”.