Vin Veli harron Bora Zemanin hidhet në krahët e biondes seksi!

E publikuar: 16/12/2017 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka qenë vetë DJ-i i njohur, Vin Veli, i cili ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, foli rreth karrierës, por edhe marrëdhënies aktuale me moderatoren e emisioneve sportive, Bora Zemani, me të cilën kanë një djalë që quhet Arbor. 

E pyetur nga Rudina Magjistari rreth kësaj historie që ka pushtoi median, Vini u përgjigj: “Unë për sa e njoh veten time, dua të jem i sinqertë. Ne jemi ndarë. Si të gjitha lidhjet që nisin mirë, por rrethanat, koha, karriera, e të tjera nuk na krijojnë mundësi të jemi më bashkë”. Më tej ai ka sqaruar se mes tyre nuk ka pasur tradhti, por ndarja ka qenë një vendim që e kanë marrë të dy. “Ne kemi marrëdhënie prapë, nuk jemi ndarë me doreza boksi. Ne merremi vesh më mirë kështu”, ka vazhduar ndër të tjera ai rrëfimin e tij. Në lidhje me kujdestarinë e djalit e tyre, ai ka treguar se fëmija tani rri me të dy, herë me Borën dhe herë me të. Ndërkohë zbulohet se statusi aktual i Vinit nuk është “single” pas ndarjes nga Bora. DJ-i, i cili punën e tij e ka natën pasi luan muzikë në club-e të ndryshme të Tiranës, është fotografuar disa net më parë në momente intime me një vajzë bionde të panjohur, ndërsa argëtoheshin për jetë nate.

Me çiftin ka qenë dhe një mikeshë, e cila ishte dëshmitare e puthjeve pasionante që Vini shkëmbente me bionden në të majtë të tij. Ai gjithçka e bënte hapur, pa e vrarë mendjen se kishte persona aty afër që e vëzhgonin apo po e fotografonin. Sipas njerëzve pranë tij flitet për romancë të re dhe të bukur, për të cilën ai do të flasë në momentin e duhur. Nga ana tjetër, Bora vazhdon jetën e saj dhe angazhimet në televizion me programet sportive. Herë pas here, në rrjetin social Instagram ajo poston foto ku shfaqet superseksi dhe në formë. 

Prezantuesja dhe autorja e programit ”Guximtarët” në “Digitalb”, Bora Zemani i ka dhënë fund bashkëjetesës së saj me djalin e muzikës, Vin Velin, pas shumë vitesh histori që shpesh ka qenë pjesë e faqeve të shtypit. Edhe pse prej muajsh përflitej se ishin ndarë, ata e mohuan këtë fakt, duke qenë se ishin në përpjekje për t’i sheshuar mosmarrëveshjet e për t’i rregulluar gjërat mes tyre, ndërkohë që vazhdonin të jetonin në një shtëpi. Në fund të verës filluan të qarkullonin fjalët e para se ata i kishin dhënë fund, por lajmi u mohua fillimisht nga Vin Veli, i cili tregoi se shkak për këto thashetheme u bë një program në Instagram, prej të cilit nuk ndiqte më Borën në këtë rrjet social. Festa e fundit si çift ishte në janar të këtij viti, kur Bora festoi 25-vjetorin. Nuk dihet nëse ata janë martuar me celebrim apo thjesht bashkëjetonin, dhe si do ta menaxhojnë kujdesin për djalin, duke qenë se të dy janë shumë të lidhur me fëmijën e tyre./Panorama Plus/