Villarreal ndal ne barazim Sevillan

E publikuar: 05/02/2017 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sevija nuk mundi të fitojë dot t’i bashkangjitet Barcelonës në vendin e dytë në klasifikim. Skuadra andaluziane barazoi 0-0 në shtëpi me Villarrealin, pas një ndeshje që dhuroi gjithcka nga penalltitë e humbura e deri te golat e anulluar por që gjithsesi nuk ndryshoi në shifra. Sevilla luajti më mirë në pjesën e parë, por mundësinë e vërtetë për të shënuar e pati në fillimin e së dytës, por Nasi gaboi nga pika e bardhë.

Golin megjithatë Sevilla e gjeti 10 minuta më pas me Ben Yedder, por pozicioni i tij u vlerësua si jashtë loje nga gjyqtari kryesor.

Asenjo ishte protagonist dhe në fundin e lojës kur priti në mënyrë fantastike një goditje me kokë të Iborras duke ruajtur të bardhë rezultatin e ndeshjes. Me këtë pikë Villareal qëndron katër hapa larg Atletikos në garën për vendin e katërt ndërsa Sevilla sheh Barcelonën të largohet në +2 pikë.