Viktimë e koronavirusit tregu europian i automobilëve

22.05.2020 09:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Viktimë e koronavirusit tregu europian i automobilëve

Një rënie si në kurrë më parë: Në vendet e BE-së në prill për shkak të pandemisë Corona janë shitur rreth tre të katërtat më pak automjete krahasuar me një vit më parë. Gjendja është dramatike në Itali dhe në Spanjë.

Në BE në prill janë licencuar saktësisht 270.682 vetura të reja, që do të thotë 76 përqind më pak se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Këtë e komunikoi Shoqata e Degës së Automobilëve, Acea, në Bruksel. Në janar dhe në shkurt numri i automjeteve të licensuara në qarkullim kishte rënë, por në valën e krizës Corona shitjet ranë me 50 përqind. Qysh në fillim të vitit pati rënie të kërkesave për automjete të reja në BE me gati 40 përqind.

Në prill praktikisht të gjitha sallonet e shitjes së automjeteve ishin të mbyllura. Secili nga 27 tregjet në BE ka pasur humbje në kuotat mbi 10 përqind, sipas shoqatës Acea. Veçanërisht vendet e prekura fort prej pandemisë Corona kanë pasur humbje dramatike në këtë treg: Italia, minus 97,6 përqind, Spanja minus 96,5 përqind, Franca minus 88,8 përqind. Në Britaninë e Madhe, që nuk është më pjesë e BE-së, shitjet e autmjeteve ranë me 97 përqind.

Tregu i BE-së për automjette e reja, sipas ekspertëve ka përjetuar një rënie të pashembullt deri më sot. Këtë e pasqyrojnë edhe shifrat e prodhuesve të veçantë të automjeteve: Koncerni gjerman Volkswagen me të gjitha markat e tij të automjeteve ka pësuar një minus mbi 70 përqind. Tek Daimler po ashtu rënia është mbi 70 përqind. Prodhuesi francez i automobilëve Renault dhe PSA kanë pësuar humbje me 80 përqind dhe koncerni amerikan Fiat-Chrysler madje arrin kuotën gati 90 përqind.

Nëse dobësohen prodhuesit e automobilëve, kjo prek fort edhe degën e prodhimit të pjesëve të këmbimit. Pjesë të mëdha të industrisë gjermane të automobilëve për shkak të krizës po përgatiten të shkurtojnë vendet e punës. Këtë e tregoi edhe një sondazh i realizuar nga shoqata e kësaj dege të industrisë, VDA. Vetëm në rreth 130 firma të pyetura rrezikohen menjëherë rreth 12.500 vende pune. Disa firma, sikurse pohojnë, parashikojnë shkurtime të vendeve të punës deri në 40 përqind./DW

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Albin Kurti: Vendimi i Gkykatës Kushtetuese i padrejtë, ai është i papranueshëm

Albin Kurti: Vendimi i Gkykatës Kushtetuese i padrejtë, ai është i papranueshëm

Veseli: Vendim i drejtë i Kushtetueses, LVV është brenda skenarit të saj

Veseli: Vendim i drejtë i Kushtetueses, LVV është brenda skenarit të saj

Kurti nuk e pranon vendimin e Kushtetueses për dekretin e Thaçit: Vendim i padrejtë e i papranushëm

Kurti nuk e pranon vendimin e Kushtetueses për dekretin e Thaçit: Vendim i padrejtë e i papranushëm

Reagon raportuesja e PE-së për Kosovë: Pranojeni vendimin e Kushtetueses, ndryshimet kërkoni në zgjedhjet e ardhshme

Reagon raportuesja e PE-së për Kosovë: Pranojeni vendimin e Kushtetueses, ndryshimet kërkoni në zgjedhjet e ardhshme

Heshtja e Kurtit karshi Gjykatës Kushtetuese, nga mbrëmë nuk e tha asnjë fjalë

Heshtja e Kurtit karshi Gjykatës Kushtetuese, nga mbrëmë nuk e tha asnjë fjalë

Kusari-Lila e quan tradhti të re për demokracinë e Kosovës vendimin e Kushtetueses

Kusari-Lila e quan tradhti të re për demokracinë e Kosovës vendimin e Kushtetueses

Dekreti i presidentit për mandatarin shpallet kushtetues, LVV-ja paralajmëron revoltë

Dekreti i presidentit për mandatarin shpallet kushtetues, LVV-ja paralajmëron revoltë

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare