Viktima e radhës e COVID -19, 77-vjeçari nga Rahoveci

E publikuar: 08/05/2020 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klinika Infekive e QKUK’së ka njoftuar se sot ka vdekur një 77-vjeçar nga Rahoveci, si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, SHSKUK’ja ka njoftuar se i njëjti ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.

“Sot në ora 10 : 30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përpos infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë”, thuhet në njoftim.