Vijnë nga Google tre orë inteligjente nën markën Pixel

E publikuar: 14/05/2018 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ora e pare inteligjente nën markën e Mountain View mund të prezantohet këtë vjeshtë së bashku me një gjeneratë të re smartfonësh. Nuk do të ketë vetëm smartfone në eventin e Google në vjeshtë për prezantimin e pajisjeve të reja të gamës Pixel, por gjithashtu do të zbulohen edhe orët e reja inteligjente.

Ka disa arsye pse Google zgjedh të ketë pikërisht tani edhe wearables në gamën e produkteve Pixel. Si fillim, Android Wear nuk ka ende një popullaritet për momentin, madje shumë prodhues të mëdhenj të interesuar për projektin, janë në ngërç prej muajsh me prodhimin, prandaj atyre i intereson një produkt i ri si në rastin e orës për tu treguar në një farë mënyre që Google do të suportojë sistemin e tij operativ për një kohë të gjatë.

Një arsye tjetër mund të jetë edhe futja në treg e procesorëve të sapo prezantuar nga Qualcomm për produktet wearable. Modelet e fundit datojnë që në 2016, ndërkohë që të fundit do të garantojnë më shumë autonomi për mbajtjen e ekranit edhe kur pajisja është në standby.

Version i ri i sistemit operativ dhe procesorët e rinj janë për Google mundësia më e mirë për prezantimin e një pajisjeje të re prodhuesve të Android. Në çdo rast, bashkë me orën inteligjente dhe smartfonët Pixel, gjatë eventit Google në vjeshtë, pritet edhe një gjeneratë e re e kufjeve wireless Pixel Buds. /PCWorld Albanian