Vijnë konfirmimet, Interi edhe më afër Arturo Vidalit

E publikuar: 12/09/2020 22:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konfirmime të rëndësishme kanë ardhur sot nga mediat spanjolle dhe ato italiane se mesfushori I Barcelonës Arturo Vidal po konkretizon kalimin e tij tek Interi.

Sipas “Mundo Deportivo”, reprezentuesi nga Kili ka arritur marrëveshje me Barcelonën për ta shkëputur kontratën dhe pritet që menjëherë të udhëtoj drejt Milanos.

Nga ana tjetër, në Itali, mediat konfirmojnë se tashmë lojtari do t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore me “Neroazzurrët” të hënën. /KP/