Vije konfirmimi nga Egjipti: Salah do të luajë ndaj Rusisë

E publikuar: 17/06/2018 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lajm i madh te Egjipti vije pas humbjes në ndeshjes hapëse të Kampionatit Botëror.

Kombëtarja egjiptiane luajti një ndeshje mjaftë të mirë por në fund u mposht me rezultat minimal 0-1 nga Uruguai.

Mungesa e Mohamed Salah është vërejtur në fazën e sulmit pasi ylli i Liverpoolit nuk u paraqit asnjë minutë në fushë për shkak lëndimit.

Por në ndeshjen e dytë të Grupit A, Mohamed Salah pritet ta nisë nga minuta e parë ndaj Rusisë.

Këtë gjë e ka konfirmuar menaxheri i Kombëtares egjiptiane, Ihab Lehta.

Mohamed Salah (Getty Images)

“Salah është stërvitur si gjithë lojtarët e tjerë dhe 100% do të luajë ndaj Rusisë”, tha Lehta.

Ylli i Liverpoolit kishte dashur të luante edhe në ndeshjen ndaj Uruguait por ishte vendim i stafit të Kombëtares për mos të rrezikuar me të.

Rusi – Egjipt luhet ditën e hënë me fillim nga ora 20:00 me kohën tonë lokale. /Telegrafi/