Vihet gurthemeli i shtëpisë muze të Rexhep Malajt

01.08.2019 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vihet gurthemeli i shtëpisë muze të Rexhep Malajt

“Për ne sot është një datë historike, vendoset gurthemeli për heroin e kombit, Rexhep Malaj” Në Hogosht të Kamenicës është vënë gurthemeli i shtëpisë muze të Rexhep Malaj, një investim i ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Vënien e gurthemelit e bëri ministri i Kulturës, Kujtim Gashi dhe kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati e familjarët e veprimtarit Rexhep Malaj. Ministri i Kulturës Kujtim Gashi, me këtë rast tha se kjo shtëpi muze do të shërbej për t’u kujtuar periudha në të cilën ka vepruar Rexhep Malaj, teksa shprehu angazhimin e tij edhe për ndërtimin e shtëpisë muze edhe për Nuhi Berishën. Gashi tha se si ministri janë duke investuar në çdo periudhë të historisë shqiptare. “Këto muze jemi duke i bërë për ta kujtuar që kanë filluar nga vitet e 80’ta e deri tek lufta e lavdishme çlirimtare e Kosovës, pra në të gjitha periudhat jemi duke investuar dhe jam shumë i lumtur që në cilësinë e ministrit po e vendosim këtë gurthemel dhe një falënderim sigurisht për familjen dhe komunën….

Ne si ministri do të vazhdojmë pastaj edhe fazën tjetër për ta shndërruar në muze këtë objekt dhe për të vendosur arte fakte të cilat i takojnë periudhës që ka vepruar Rexhep Malaj, Nuhi Berisha e shumë bashkëluftëtar të tjerë”, tha Gashi. Në anën tjetër kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati teksa ka uruar familjarët tha se investimet e tilla si kjo e ndërtimit të shtëpisë muze të Rexhep Malaj do ndihmoj që gjenerata e reja të mos ta harrojnë sakrificën për liri. “Uroj që kjo të përfundoi sa më shpejt dhe aq më mirë, dhe uroj që kjo do të na ndihmoj si shoqëri që gjeneratat e reja mos ta harrojnë asnjëherë të kaluarën dhe sakrificën për të ardhur në ditën që jemi sot, por të jetë edhe frymëzim për të ardhmen se si ne duhet me u angazhua dhe punua shumë që kjo shoqëri dhe kombi jonë me u zhvilluar sa më shumë”, tha Kastrati. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi i cili tha se Rexhep Malaj e Nuhi Berisha ishin paralajmëruesit e lirisë së Kosovës, prandaj sipas tij ndërtimi i shtëpisë muze është monument ku njerëzit do e përkujtojnë historinë tonë. “Që tani do të bëhet një monument i cili do të jetë për vizitorët, për njerëzit për të përkujtuar historinë e në këtë rast falënderoj ministrinë kryetarin e komunës dhe të gjithë ata që janë angazhuar për ta bërë një monument të tillë sepse Rexha dhe Nuhiu janë paralajmëruesit e parë të luftës për liri të cilët me armë në dorë luftuan deri në momentin e fundit për të sinjalizuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh Isufi. Ndërsa, kryetari i komisionit për ndërtimin e shtëpisë muze të “Rexhep Malajt”, Aqif Agaj u shpreh se kjo ditë është historike për banorët e kësaj ane. “Për ne sot është një datë historike, vendoset gurthemeli për heroin e kombit, Rexhep Malaj”, u shpreh Agaj. Rexhep Malaj vlerësohet si një nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi, dhe është çmuar si shembull për gjenerata të shumta për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative të dëshmuara në Lëvizjen Kombëtare.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vjen reagimi i Vetëvendosjes pas deklaratave të Lutfi Hazirit

Vjen reagimi i Vetëvendosjes pas deklaratave të Lutfi Hazirit

BBC: Shpërfillja evropiane ushqen pakënaqësinë në Ballkan

BBC: Shpërfillja evropiane ushqen pakënaqësinë në Ballkan

600 banesa për punëtorët e sektorit publik (VIDEO)

600 banesa për punëtorët e sektorit publik (VIDEO)

Lutfi Haziri i çon selam VV-së: Emri i Kryeministrit kalon nga LDK

Lutfi Haziri i çon selam VV-së: Emri i Kryeministrit kalon nga LDK

Palmer takohet me Sllobodan Petroviq

Palmer takohet me Sllobodan Petroviq

Vuçiq: Ata ta heqin taksën e ne ta pranojmë Kosovën, kjo është hajgare

Vuçiq: Ata ta heqin taksën e ne ta pranojmë Kosovën, kjo është hajgare

Sekretariati i KQZ-së: Obligohemi që të veprojmë sipas ligjit, jo sipas tekeve të partive

Sekretariati i KQZ-së: Obligohemi që të veprojmë sipas ligjit, jo sipas tekeve të partive

Ideja e bashkimit të Doganës dhe Administratës Tatimore – drejt dështimit

Ideja e bashkimit të Doganës dhe Administratës Tatimore – drejt dështimit

Djali i Haki Imerit: Babanë e vranë skuadra e SHIK’ut, përgjegjës Thaçi e Veseli

Djali i Haki Imerit: Babanë e vranë skuadra e SHIK’ut, përgjegjës Thaçi e Veseli

Zvarritja e integrimit evropian vonon zbatimin e Marrëveshjes Prespës

Zvarritja e integrimit evropian vonon zbatimin e Marrëveshjes Prespës

Qëndrimet e fuqive botërore rreth asaj se si duhet zgjidhur problemi Kosovë-Serbi

Qëndrimet e fuqive botërore rreth asaj se si duhet zgjidhur problemi Kosovë-Serbi

Themelohet Oda e Ndërmjetësuesve, synohet zgjidhje më e lehtë e kontesteve mes qytetarëve

Themelohet Oda e Ndërmjetësuesve, synohet zgjidhje më e lehtë e kontesteve mes qytetarëve

Telekomi mbledh urgjent Bordin për padinë e Z-Mobilet në Arbitrazh

Telekomi mbledh urgjent Bordin për padinë e Z-Mobilet në Arbitrazh

Raporti i DASH-it: Kosova vazhdoi të luftojë rrezikun e terrorizmit nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me SHBA-në

Raporti i DASH-it: Kosova vazhdoi të luftojë rrezikun e terrorizmit nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me SHBA-në

Trifunoviq: Do ta pranoja Kosovën me disa kushte

Trifunoviq: Do ta pranoja Kosovën me disa kushte

Palmer: Presim që Kurti të jetë partner i SHBA’së – Srpska në Qeveri por aty ka vend edhe për serbë tjerë

Palmer: Presim që Kurti të jetë partner i SHBA’së – Srpska në Qeveri por aty ka vend edhe për serbë tjerë