I vidhet vetura Agim Çekut, policia ia gjen në Fushë Kosovë

E publikuar: 28/02/2017 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë hajnat e kanë sulmuar deputetin PDK-së, Agim Çeku. Ia kanë vjedhur veturën e tipit “Touareg”.
Policia e Kosovës me të marrë informacionin është vënë në kërkim të autorëve. Vetura e ish-kryeministrit të Kosovës është gjetur në Fushë Kosovë në mëngjesin e ditës së sotme.

“Po, mbrëmë më është marrë vetura në shtëpinë time. Policia e ka gjetur atë në Fushë Kosovë, por nuk ka arritur ende t’i kapë autorët”, tha Çeku për Lajmi.net.