Vidhet shtëpia e Unai Emeryt, hajdutët morën me vete kontratën e trajnerit, projektet për transferime dhe gjësende në vlerë prej 20 mijë eurove

E publikuar: 14/12/2017 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Unai Emery ishte subjekt i një grabitje herët në mëngjes.

Trajneri spanjoll është zgjuar në mëngjes i rrethuar me policinë pasi që shtëpia e spanjollit ishte grabitur prej personave ende të panjohur.

Midis gjërave që janë vjedhur janë edhe disa dokumente dhe dy fanella me nënshkrimin e Neymarit.

Gruaja e teknikut zbuloi vjedhjen, pasi burri i saj ishte në Strasburg, ku PSG fitoi 2-4 në një duel të Kupës së Ligës.

Sipas revistës javore “Le Point”, e cila zbuloi informacionin, shtëpia e Emery nuk kishte derë të blinduar, edhe pse kishte sistem të kamerës.

Vlerësimet e para thonë se janë vjedhur gjësende në vlerë prej 20 mijë eurove, duke përfshirë një orë Rolex prej rreth shtatëmijë euro dhe dy çanta të markës, “Chanel”.

Ata gjithashtu morën dokumente që përmban pagën e trajnerit, bonuset dhe projektet e transferimit.

Ndryshe, policia franceze është në kërkim të autorëve të grabitjes së bërë ditës e sotme. /Telegrafi/