Vidhen në Islandë qindra pajisje për gërmimin e Bitcoin

E publikuar: 09/03/2018 05:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Afro 600 serverë kompjuterikë të përdorur për të gërmuar monedha kriptografike bitcoin janë vjedhur në Islandë përgjatë periudhës Dhjetor-Janar.

Serverë u morën nga qendrat e të dhënave lokalizuar në afërsi të aeroportit Rejkjavik dhe qytetit Borgarnes.

Të paktën 10 persona janë marrë në pyetje dhe dy Islandezë të moshës 20 deri në 30 vjeç janë të dyshuarit kryesor të vjedhjes.

Policia tha se vjedhjet mund të jenë pjesë e një krimi të organizuar. Dyshohet se vjedhja është kryer me qëllim që pajisjet të përdoren për të gërmuar bitcoin.

Hetuesit ende janë në kërkim të pajisjeve të cilat thuhet se kushtojnë mbi 2 milion dollarë.

Vlera e bitcoin është rritur ndjeshëm që nga 2009 kur është themeluar. Në Dhjetor arriti në mbi 20,000 dollarë ndërsa sot këmbehet me 9,900 dollarë.