Videot janë formati me angazhimin më të lartë në Facebook

E publikuar: 22/03/2019 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Videot vijojnë të jenë përmbajtja e cila performon më mirë në Facebook duke marrë angazhimin më të lartë në mesin e postimeve më të ndjekura

Ato gjithashtu gjenerojnë më shumë shpërndarje se çdo format tjetër sipas kompanisë analitike të medias sociale NewsWhip.

Në mesin e 10 mijë postimeve të Facebook me angazhimin më të lartë, videot dhe fotot gjeneruan 114,000 ndërveprime si pëlqime, komente dhe shpërndare.

Të dy formatet lanë pas videot Live dhe lidhjet të cilat janë një ligë mëposhtë. Një postim i zakonshëm i një video Live ose linku nuk grumbullon më shumë se 100 mijë ndërveprime.

Në tërësi angazhimi në rrjetin social u rrit krahasuar me vitin e kaluar me 55% sipas NewsWhip. Faqet e Facebook që performonin më mirë ishin ato meme ose komunitare rreth gatimit dhe aktiviteteve fizike.

Publikuesit tradicionalë kanë hasur vështirësi të marrin angazhim të lartë. Fox News ishte publikuesi me angazhimin më të lartë dhe CNN ishte i dytë në mesin në Top 15. /PCWorld Albanian