Videoja që tregon se sa i korruptuar është presidenti i ri i Shqipërisë

E publikuar: 28/04/2017 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më 12 janar të vitit 2011, Shqipëria ishte goditur nga një skandal korrupsioni në të cilin ishte i përfshirë Ilir Meta, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë që sot u zgjodh president i Shqipërisë.

Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në video-skandalin e publikuar gjashtë vite më parë shfaqej duke tentuar të bëjë korrupsion me Dritan Priftin, asokohe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Meta i kishte kërkuar Dritan Priftit që të jepte një tender nga ku ata të dy do të fitonin plot 700.000 euro.

Në këtë video nuk do të mbetej pa u përfshirë edhe drejtësia e korruptuar shqiptare, si dhe asokohe kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha.

Në këtë video të regjistruar në zyrën e ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti përmban edhe fakte që implikojnë gjyqësorin.

Në një moment të bisedës Ilir Meta porosit Dritan Priftin t’i japë tenderin një kompanie. Kur Dritan Prifti i thotë që është ende në gjykim, Meta pohon se ka folur me kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe ajo punë është mbyllur sepse, siç thotë ai, “i kam emëruar vajzën në Ambasadë”.

Pas skandalit, Meta tha se ka hequr dorë nga imuniteti “me qëllim që të lejohet drejtësia që ta hetoj këtë çështje, e cila nuk është asgjë tjetër por komplot mafioz”.

Ndërkaq prokuroria shqiptare kishte hapur hetim lidhur me akuzat për korrupsion kundër Metës një ditë pas skandalit. Mirëpo, këto hetime nuk përfunduan dhe Meta nuk u gjykua për dyshimet për korrupsion për të cilat fliste në video-skandal.

Kjo ishte një pjesë nga biseda Meta – Prifti:

Meta: Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Thoshte: faleminderit për punën tuaj. Mua mu bë presion, por është e kotë. Në Lushnje unë kam një që duhet ta bësh inspektor.

Prifti: Po cfarë problemi ka?

Meta: Kam detyrim, është një shoku im që e kam pasur në shkollë, duhet ta marrësh.

Prifti: Pa diskutim. Me kontratë do ta bësh?

Më pas biseda vijon për një cështje tjetër. Meta i jep udhëzime Priftit që të plotësojë kërkesat e tij që kanë të bëjnë me manipulimin e një tenderi.

Meta: Po për Bekimin si do ta zgjidhësh?

Prifti: Do ta zgjidh, do bisedoj edhe njëherë me “Armon” dhe mbase e anuloj.

Meta: Zgjidhe pra. Anuloje pra.

Prifti: Këtu ka një problem. Ta jap tenderin pa mbaruar punë? Të cojmë një letër zyrtare, ku thuhet: ky është vendimi

Meta: Për punën e hidrocentralit të Gimit, unë e takova dje njëcikë. Tani, nuk e di në c’formë do të hysh ti. Gimi më tha mbrëmë se ne mund të bëjmë dicka tek 7%. Ata le ta ndjekin dhe nëse e marrin le ta marrin ata. Kjo është e mbaruar. Gimi më tha mua, nga ana ime deri në 700.

Pastaj Meta zhvillon një bisedë telefonike, pas të cilës thotë se ka marrë garanci nga “doktori”, që puna do të marrë fund.

Meta: Alo, Gimi, si kalove? Fol pak me Dritanin.

Prifti: Dëgjo cfarë duhet të bëhet. Të më dërgojnë protokollin. Jo ti, ata të firmës. Ta bëjnë prapë dhe t’i bashkangjisin fletën e Apelit.

Pas telefonatës:

Meta: Për emrin tim … prandaj them që duhet bërë. Bisedova me doktorin dhe për një javë e mbyllim. Më pas duhet shumë kujdes … se prokuroria e hap…

Kjo aferë e numrit dy të qeverisë shqiptare pritet të sjellë zhvillime interesante në situatën politike të vendit.