Videoja që ka ngritur në këmbë Ballkanin: Nxënësi maltreton profesorin! (Video)

E publikuar: 16/07/2015 19:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Bosnje dhe Hercegovinë është shfaqur një video që ka nxitur një ortek komentesh të ashpra, duke tronditur opinionin në vend dhe rajon. Në atë video shihet qartazi se si nxënësit e një shkolle të mesme në Cazin ngacmojnë profesorin e tyre.

Në video profesori kërkon nga një nxënës që ti kthejë ditarin, derisa nxënësi refuzon ti kthejë atë dhe duke u tallur fillon ta ngacmojë, dhe e gjithë kjo ngjarje është përcjellë me përkrahje dhe duartrokitje nga shokët problematik të klasës, transmeton lajmi.net
Kjo video është regjistruar në një shkollë të mesme në Cazin, kurse besohet se është mbi dy vite e vjetër. Mediet boshnjake komentojnë këtë sjellje të nxënësve të shkollës së mesme si të turpshme dhe arrogante, dhe se paraqet gjendjen e vërtetë në shoqëri, por edhe faktin e habitshëm se si nxënësit sillen në një institucion arsimor. https://www.youtube.com/watch?v=7NSFeN9nh7g(lajmi.net)