Video/ Vajza shqiptare me shami që përloti Erdoganin dhe bashkëshorten

E publikuar: 14/05/2015 11:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur të bëjë xhiron e botës video ku presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan përlotet bashkë me të shoqen, gjatë një vizite në Tiranë.

Erdogan ishte në inaugurimin e Xhamisë së Prezës, kur një studente recitoi një poemë patriotike me tone islamike, të cilën Erdogan e kishte lexuar së fundmi në televizion.

Sipas gazetës turke Hurriyet, ceremonia u kthye në një miting politik, pasi të pranishëm ishin mbi 8 mijë persona.

Një studente recitoi një dua nga poeti nacionalist turk Arif Nihat Asya.

Erdogan dhe e shoqja Emine nuk i mbanin lotët.

Në poemë mes të tjerash thuhet:

“Mos e lër këtë vend, të brumosur nga myslimanët,

Pa myslimanë, Zoti im!

Na jep forcë, mos e lër fushën e xhihadit

Pa pahlevanë, Zoti im!

Mos i lër këta njerëz, që kërkojnë një hero

Pa një hero, Zoti im!

Mos na lër pa dashuri, ujë dhe ajër

Dhe pa atdhe, Zoti im!”.