Video shokuese në Bamboo Bar: Ja then kafkën me grusht dhe e len t’vdekun n’vend

E publikuar: 07/05/2015 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo video shokuese asht regjistrue nga kamerat e policisë ndërmjet datave 1 dhe 3 Mars të këtij viti.

Ngjarja zhvillohet jashtë lokalit Bamboo Bar, në Nottingham të Britanisë së Madhe.

Nji person e godet me nji grusht nji tjetër, tue ja thye kafkën e tu’ e lanë të vdekun në mes të rrugës. Viktima ishte ndalë për me ndihmue nji femën të dëshpërueme, e cila po priste jashtë barit  bashkë me nji shoqe.

Kamerat e vëzhgimit shfaqin njeriun që u afrohet me u folë dy vajzave. Veç pak sekonda mbas bisedas së tyne shfaqet sulmuesi, tu’ e ndjekë mbrapa viktimën e tuj e godite me grushtin e djathtë.

Viktima bie përtokë pa ndjenja, derisa agresori e kap për krahu njanen vajzë dhe largohet. Edhe miqtë e tij duken në video tue ikë me nji burrë tjetër që vjen pak sekonda mbasi viktima bie përdhè.

Policia po kërkon autorët e ngjarjes së panjoftun, e shpreson se ndokush ka me njoftë dhunuesin ose shoqnuesit e tij prej kësaj videoje.