VIDEO/ Prindërit “varrosin” të gjallë fëmijët me aftësi të kufizuara, ja arsyeja

E publikuar: 28/12/2019 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e djeshme në Indi, teksa disa prindër janë kapur duke ‘varrosur’ të gjallë fëmijët me aftësi të kufizuara.

Sipas mediave të huaja, ata i ‘varrosën’ teksa po ndodhte eklipsi diellor, pasi besonin se në këtë mënyrë ata do shëroheshin. Nga pamjet e siguruara në video, duken më shumë se 10 fëmijë të cilët janë mbuluar me dhe teksa familjarët e tyre qëndrojnë me ta dhe përpiqen t’i ngushëllojnë.

Fëmijët u mbajtën në gropa në fshatin Taj-Sultanpur, Indi, për tërë eklipsin diellor. Sapo morën vesh për këtë ritual, organizatat për mbrojtjen e fëmijëve të rrethit u nisën në këtë fshat dhe shpëtuan fëmijët nga varret.

Zëvendës Komisioneri Kalaburagi B. Sharath i tha Indian Express: “Ne kemi shpëtuar fëmijët dhe i kemi kërkuar policisë që të kryejë një hetim në lidhje me këtë çështje. Ne gjithashtu do të bëjmë një lëvizje ndërgjegjësimi për të mos u përfshirë në praktika të tilla.”

Familjarët morën paralajmërime nga autoritetet që të mos e përsërisin më këtë veprim.