VIDEO: Presidentja Jahjaga në Forumin Ekonomik Botnor në Jordani

E publikuar: 22/05/2015 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë pjesmarrjes në Forumin Ekonomik Botnor, i cili po mbahet nga 21-23 Maji në Detin e Vdekun të Jordanisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga asht takue me Naltmadhninë e Tij, Mbretin Abdullah II, si dhe me Princin e Kunorës së Jordanisë.

Takimin e ka njoftue në Tëitter edhe vetë presidentja Jahjaga, tue shkrue: Në Jordani, e ftueme nga Mbreti Abdullah II në Forumin Ekonomik Botnor për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore”.

Po ashtu, Presidentja Jahjaga ka pasë takime të veçanta edhe me Presidentin e Shtetit të Palestinës, Mahmoud Abbas, si dhe me disa kreytarë të tjerë shtetesh e qeverish që marrin pjesë në këtë forum.

E ftueme nga Mbreti i Jordanisë, Presidentja Jahjaga po qëndron për nji vizitë disaditore në këtë vend.

Presidentja ka me marrë fjalën në ditën e tretë të punimeve të Forumit Ekonomik Botor, t’Shtunën, në orën 14:00, në panelin kushtue gjeopolitikës, me tëmë: Adresimi i Ekstremizmit të Dhunëshëm: Ndamja e Përgjegjësive.

Ma poshtë, videoja e ceremonise se hapjes se Forumit Ekonomik Botnor: http://webcasts.weforum.org/widget/1/jordan2015?p=1&hl=english&w=530&h=297&a=67799&auto=1