Video: Pamje të rralla nga viti 2000, kur oficeri amerikan e pshton beben e braktisun n’udhë në Prilep të Deçanit

18.10.2016 02:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Video: Pamje të rralla nga viti 2000, kur oficeri amerikan e pshton beben e braktisun n’udhë në Prilep të Deçanit

Nji oficer amerikan i forcës policore të Organizatës së Kombeve të Bashkueme në Kosovë kishte gjetë nji foshnje të braktisun dhe tue pas gjakderdhje në cepin e nji udhe në Prilep të Deçanit në vitin 2000.

Simbas Associated Press, foshnja e sapolindun ishte çue me urgjencë nga ai në nji spital ushtarak italian, ku kontigjenti i trupave italiane ishte kujdesë me shumë dashni për shnetën e tij.

Oficeri Bill Burgstiner nga shteti amerikan i Georgia po voziste nëpër katundin e Prilepit, rreth 80 kilometra në jugperëndim të Prishtinës, më 31 Mars 2000, kur nji banor e kishte ndalue dhe i kishte kallxue se kishte gjetë nji bebe të braktisun, me gjakderdhje nga kordoni umbilikal (kërthiza), që dokej t’i ishte këputë dhunshëm, transmeton Gazeta Express.

Mbasi amerikani 31-vjeçar mbuloi beben me nji batanije ushtarake, ai e dinte se duhej me veprue shpejt.

Kështu, çoi fëmiun në qendrën ma të afërt mjekësore, nji spital italian në Pejë, në kuadër të forcës paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë, e njohun si KFOR.

Në spital, nuk u desh shumë që foshnja, e gjinisë mashkullore, të fitonte zemrat e stafit italian. Mjekë të shumtë u kujdesën për të vazhdimisht.

Ata ia vnunë emnin bebes Fortunato (Fatlum, në italisht) – dhe asht e kuptueshme pse.

Tue mos dijtë asgja për prejardhjen e djalit, disa sugjeruen që atij t’i jepej shtetësia italiane, meqë orët e para i kishte kalue në spitalin italian.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Pranga policit, dyshohet se ndihmonte kultivuesit e kanabisit

Pranga policit, dyshohet se ndihmonte kultivuesit e kanabisit

Çaushi: Nuk ndjej asgjë kur e dëgjoj himnin e Kosovës

Çaushi: Nuk ndjej asgjë kur e dëgjoj himnin e Kosovës

VMRO ofron edhe një herë përkrahje për LSDM-në nëse tërhiqet nga Platforma e BDI-së

VMRO ofron edhe një herë përkrahje për LSDM-në nëse tërhiqet nga Platforma e BDI-së

Gëzim Kelmendi: Pushteti po e bën kurban Shefqet Krasniqin

Gëzim Kelmendi: Pushteti po e bën kurban Shefqet Krasniqin

Kusari-Lila falënderon Çitakun për fjalimin e saj në OKB

Kusari-Lila falënderon Çitakun për fjalimin e saj në OKB

Banorët e Zharrëzës: Garanci për t’u dëmshpërblyer (Video)

Banorët e Zharrëzës: Garanci për t’u dëmshpërblyer (Video)

Burrel, shpërthim me eksploziv në një magazinë mielli

Burrel, shpërthim me eksploziv në një magazinë mielli

Reciprocitet në heqje vizash me dy shtete (Dokument)

Reciprocitet në heqje vizash me dy shtete (Dokument)

Gazetarja u vra derisa e udhëhiqte programin në Mosul

Gazetarja u vra derisa e udhëhiqte programin në Mosul

Veseli i shkruan letër falënderuese ambasadores së SHBA-së në OKB

Veseli i shkruan letër falënderuese ambasadores së SHBA-së në OKB

Policia e Kosovës liron serbin e arrestuar për krime lufte

Policia e Kosovës liron serbin e arrestuar për krime lufte

Tanjug e kishte quajtur kriminel Haradinajn, jo Lista Srpska

Tanjug e kishte quajtur kriminel Haradinajn, jo Lista Srpska

Një muaj parabugim të dyshuarve për vrasjen në Pejë

Një muaj parabugim të dyshuarve për vrasjen në Pejë

Në zgjedhjet e ardhshme Isa Mustafa përsëri kandidat i LDK’së për Kryeministër

Në zgjedhjet e ardhshme Isa Mustafa përsëri kandidat i LDK’së për Kryeministër

Policia ndalon garën e shpejtësisë në Autostradë

Policia ndalon garën e shpejtësisë në Autostradë

E braktisur për të vdekur, foshnja dyditëshe ia del të mbijetojë

E braktisur për të vdekur, foshnja dyditëshe ia del të mbijetojë