VIDEO: Motra takon njeriun që transplantoi ftyrën prej vllaut së vdekun! (Video)

E publikuar: 31/05/2015 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rebekah Aversano nuk e kishte pa ftyrën e vllaut te saj qysh se Joshua u shtyp nga nji furgon tue pre rrugën, tre vjet ma parë.

Richard Norris s’kishte kumedië çfarë pamjeje deri në vitin 2012, kur nji ekip i mjekëve në Baltimore i da atij nji ftyrë krejt të re – ftyrën që i përkiste Joshua Aversano’s/

Për herë të parë, Rebekah niset me takue Richard Norris, i cili kreu transplantin e ftyrës së dhurueme nga familja e saj.

A ban me t’prekë? e pyet ajo Norris’in.

Ai pajtohet.

Uau! Kjo asht ftyra me t’cilën jam rritë! – u shpreh ajo.

Në foton e masipërme asht Norris përpara transplantit të ftyrës, e mandej, 114 ditë mbas ndërhymjes.

Mbas këtij transplanti, Norris ka nisë me ba jetë normale. Ai e damtoi ftyrën tue u vetqëllue me armë gjahu kur ishte 22 vjeç. Incidenti i ndodhun në vitin 1997, ia dëmtoi atij dhambët, derisa e la pa hundë e pa nji pjesë gjuhe. Mbas kësaj, ai vinte maskë sa herë që dilte prej shtpisë së tij në Virginia.

Në mëngjesin e 19 Marsit 2012, nji ekip mjekësh, i udhëhequn nga Dr. Eduardo Rodriguez kryen operacionin e transplantit të ftyrës te Norris, ndërhymje që zgjati 36 orë. Mjekët morën ftyrën e Joshua’s së vdekun nën furgon dhe ia ngjitën Richard Norris’it deri mbrapa kokës, me vida, me ngjitës biologjik e mandej me qepje, derisa Norris mori pamjen që Rebekah dëshironte me prekë.