Video ku zbulohet prania e minjve të ngordhur në fabrikën e mishit

E publikuar: 24/03/2018 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Në një reportazh ekskluziv, i cili u transmetua këtë të premte, nga emisioni “Drejtësia në Kosovë” trajtoi temën e mishit të importuar nga Belgjika.
Reportazhi solli rrëfimin nga prokurorët e Prizrenit, të cilët janë duke hetuar këtë skandal.

Në këto filmime, emisioni transmetoi pamjet nga bastisjet e urdhëruara nga Prokuroria e Shtetit në kompanitë që merren me prodhimin e suxhukut, sallameve dhe proshutës e po ashtu në kompanitë që merren me importin e mishit të dyshimtë.

Reportazhi tregoi për ambientet e përpunimit të mishit, ku lëvizja e minjve është e papenguar dhe niveli i pastërtisë lë shumë për të dëshiruar.

Reportazhi paraqet edhe momentet kur policia dhe AVUK konfiskojnë 1800 kg mish me afat të skaduar në kompaninë e cila dyshohet se ka importuar mish nga Belgjika.