Video e tmerrshme, merr peng një grua dhe e godet me thikë

E publikuar: 28/01/2016 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video tronditëse ka shokuar banorët në Filipine, ku tregohet një burrë i cili ka marrë peng një grua dhe e godet me thikë dhe rreh brutalisht. Sulmuesi po mbante gruan duke e kërcënuar se do ta vriste me thikë, ndërsa ka filluar t’i bërtasë edhe të pranishmëve në rrugë të cilët ishin duke parë ngjarjen.
Por kur personi fillon të godasë me thikë mbi gruan, turma e zëmëruar është vërsulur pas tij duke e kapur dhe rrahur sulmuesin në mes të rrugës. Viktima, e cila besohet të jetë shitëse perimesh Lenneth Enjambre, pësoi plagë në këmbën e saj të majtë dhe në krah .