Vidal thërret Bayernin: Blijeni Alexis

E publikuar: 27/06/2017 00:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arturo Vidal sërish ka thirrur skuadrën e tij Bayern Muncih që të nënshkruajë me bashkëkombësin e tij, Alexis Sanchez.

Alexis është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kilit pasi shënoi ndaj Gjermanisë në Kupën e Konfederatave. Ai tash ka edhe vetëm një vit në kontratën e ti me Arsenal – çka ka refuzuar tërë vit që ta rinovojë atë, shkruan Sky Sports, transmeton Klan Kosova.

“Do të shohim nëse Alexis do të vijë”, ka thënë Vidal.

“Nuk e di ende”, ka vazhduar ai.

“E njoh atë shumë mirë, e di që është lojtar spektakolar. Me ardhjen e tij në Bayern do të përmirësoheshim shumë”, ka thënë Vidal.

Vidal insiston se Bayern Munich duhet të nisë bisedimet dhe të nënshkruajë me Sanchez.